Nga Plenumi i nxënësve takohen me deputetët
Përfaqësuesit e Plenumit nxënësve të shkollave të mesme dje u takuan me deputetët, propozues të ndryshimeve për Ligjin për arsim të mesëm dhe fillor, për ndërprerjen e testimit ekstern.
Në takim, Plenumi i shkollave të mesme i ka prezantuar qëndrimet, kërkesat dhe argumentet e saj.
“ Jemi të hapur për takime me grupet tjera të deputetëve dhe përfaqësuesit e ministrisë së arsimit dhe shkencës. Plenumi i shkollave të mesme do të vazhdoj që të luftoj për arsim më cilësor”, thonë nga Plenumi i shkollave të mesme.