MPJ e përkthen deklaratën e Poposkit për ngritjen e gardhit

Ministria e punëve të jashtme të Maqedonisë sot ka dal me përkthim të deklaratës për ngritje të gardhit në kufi, të ministrit Nikolla Poposki, dhënë në intervistë për javoren hungareze “Figjello”. Sipas MPJ-së, Popovski të hënën ka deklaruar kështu:

“Është e dukshme që edhe te ne është e nevojshme një mbrojtje fizike që ta zvogëlojmë kalimin ilegal të kufirit. Kjo është e vështirë për tu arritur për një kohë të shkurtë, dhe nuk është zgjidhje për një periudhë më të gjatë. Por, nëse e marrim seriozisht atë që kërkon Evropa prej nesh, atëherë do të ketë nevojë edhe për këtë. Ose ushtar, ose gardh apo kombinim prej të dyjave. Por theksoj, nuk vlerësoj se kjo është një zgjedhje e mirë”.

Reagimi i MPJ-së erdhi menjëherë pasi mediat e huaja e transmetuan deklaratën e Popovskit se Maqedonia mendon për të ngritur një gardh në kufirin me Greqinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button