Rosell: Nëse Cruyff nuk vjen në Camp Nou, atëherë kemi një vend më shumë

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka shpjeguar konfliktet me Johan Cruyff, duke thënë se mos-pajtimet me Holandezin kanë filluar rreth zgjedhjes së transferimeve.

“Gjithçka filloi nga ditët e mia si zëvendës-president. Ai këshilloi blerjen e treshes [Pablo] Aimar, [David] Albelda,[Roberto] Ayala ndërsa ne transferuam Ronaldinho, Deco, Edmilson dhe [Rafael] Marquez. Këtu filloi konflikti, kështu mendoj unë.

“Nëse ai nuk vjen[në Camp Nou], atëherë do kemi një vend më shumë. Nëse duhet të argumentojë për të mbrojtur Barcelonën, do ta bëj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button