Lavrov: Rusia do të vazhdojë të ofrojë ndihmën ushtarake ndaj Sirisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka njoftuar se “për mos përsëritjen e skenarit të Libisë në Siri” do të vazhdojnë të pajisin ushtrinë e regjimit të Sirisë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Lavrov i cili ka folur në një konferencë për shtyp pas takimit trepalësh të mbajtur në Moskë në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Sudanit dhe Sudanit Jugor ka theksuar se “Për mos ti lënë shteg skenarit të Libisë, Rusia do të vazhdojë të mbështesë me pajisje ushtrinë e Sirisë”.

Ai cili ka vënë në dukje se Rusia i dërgon armë edhe vendeve të tjera të cilat ndodhen në ballë të luftës kundër terrorizmit, ka përgënjeshtruar informacionet se ushtarët rusë kanë marrë pjesë në konfliktet e armatosura në Siri.

Lavrov ka theksuar gjithashtu se në kuadër të ligjit ndërkombëtarë, përfaqësuesit zyrtarë të shtetit në rastin e kontaktit të drejtpërdrejtë kanë mundësinë të hedhin hapa të ngjashëm.

Bisedimet mes Sudanit dhe Sudanit Jugor mbahen për herë të parë në Moskë. Palët duke vënë në dukje se takimi ka kaluar pozitiv kanë theksuar se për një zgjidhje paqësore kanë vendosur në zbatim marrëveshjet e arritura më parë.

Sergey Lavrov ndër të tjera ka theksuar se shpreson që arritja e paqes mes këtyre dy vendeve do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button