Nigeri, lirohen marinarët rusë

Në Nigeri u liruan anëtarët e ekuipazhit të anijes “Myre Seadiver”, të kapur në tetor të vitit të kaluar nën dyshimin për kontrabandë armësh.

Në anije u gjetën dhjetra armë automatike dhe mijëra fishekë.

15 marinarë rusë u arrestuan, ata u akuzuan për hyrje të paligjshme në vend dhe kontrabandë. Në shkurt Gjykata Federale e Lagos liroi qytetarët rusë nën mbikëqyrjen e Ambasadës së Rusisë në Nigeri.

Në qershor gjykata e Nigerisë liroi 8 marinarë, të cilët janë kthyer tashmë në atdheun e tyre. 7 qytetarë rusë – anëtarë të ekuipazhit ndodheshin në territorin e kompleksit të banimit të Ambasadës Ruse në Lagos, në pritje të vendimit të gjykatës

Lajme të ngjashme

Back to top button