Maqedonia ngjitet lartë në shkallën e mjerimit

“Është vështirë të mbijetosh kur nuk ke punë dhe çmimi i jetës rritet”, thotë ekonomisti Arthur Okun në hulumtimin e tij “Indeksi i mjerimit” ku ka publikuar 18 shtetet më të mjerueshme në botë.

Hulumtimet kanë treguar se papunësia ndikon në lumturinë më shumë se inflacioni. Edhe pse një numër konsiderojnë se të dyjat- papunësia dhe inflacioni- ndikojnë negativisht kur janë të larta.

Disa shtete nuk janë në listë për shkak se nuk kanë pasur të dhëna zyrtare ose i kanë pasur të vjetëruara, thuhet në hulumtimin e publikuar në businessinsider.com, transmeton Portalb.

Shteti i Maqedonisë gjendet në vendin e 8-të sipas indeksit të mjerimit.
“Maqedonia nga pavarësimi i saj ka bërë hapa të rëndësishme drejt zhvillimit të saj, por shteti ka dështuar të tërheqë investime të jashtme kapitale dhe nga shtetet e saja fqinje. Korrupsioni dhe ligjet e dobëta janë komponente kyçe që ndikojnë në ekonominë e vendit”, thuhet në hulumtimin e bërë nga CIA Factbook.

Ja rënditja e 18 vendeve sipas indeksit të mjerimit: 

18. Tunisi /Indeksi mjerimit 20.1% / Inflacioni 4.9%/ Papunësia 15.2%
17. Xhamajka /Indeksi mjerimit 20.7%/ Inflacioni 7.1%/ Papunësia 13.6%
16. Kroacia /Indeksi mjerimit 20.8%/ Inflacioni -0.2%/ Papunësia 21%
15. Ukraina /Indeksi mjerimit 8.8%/ Inflacioni 12.1%/ Papunësia 8.8%
14. Mongolia /Indeksi mjerimit 21.7%/ Inflacioni 12.9% Mongolia 8.8%
13. Egjipti /Indeksi mjerimit 23.5% /Inflacioni 10.1%/ Papunësia 13.4%
12.Spanja/ Indeksi mjerimit 24.1%/ Inflacioni -0.2% /Papunësia 24.3%
11.Greqia /Indeksi mjerimit 25.5%/Inflacioni -1/3%/Papunësia 26.8%
10. Irani/ Indeksi mjerimit 26.1%/ Inflacioni 15.8%/ Papunësia 10.3%
9. Serbia/ Indeksi mjerimit 27.8%/ Inflacioni 1.7%/Papunësia 26.1%
8. Maqedonia/ Indeksi mjerimit 27.9%/ Inflacioni -0.1%/ Papunësia 28%
7. Afrika Jugore/ Indeksi mjerimit 31.1/Inflacioni 6.1%/ Papunësia 25%
6. Lesoto/ Indeksi mjerimit 32%/ Inflacioni 3.9%/ Papunësia 28.1%
5.Jemeni/ Indeksi mjerimit 35.2%/ Inflacioni 8.2%/ Papunësia 27%
4. Argjentina/ Indeksi mjerimit 44.1/ Inflacioni36.4%/ Papunësia 7.7%
3. Xhibuti/ Indeksi mjerimit 62.9%/ Inflaxioni 2.9/ Papunësia 60%
2. Siria /Indeksi mjerimit 67.8%/ Inflacioni 34.8%/ Papunësia 33%
1.Venecuela/ Indeksi mjerimit 70%/ Inflacioni 62.2%/ Papunësia 7.8% /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button