Bullgaria e gatshme të lejojë fluturimin e avionëve rus drejt Sirisë

Kreu i diplomacisë bullgare Daniel Mitov ka deklaruar se Bullgaria do të lejojë avionët rusë të përdorin hapësirën e saj ajrore gjatë fluturimeve humanitare për Siri, por se parakushti për këtë është që në Bullgari të kryhet kontrolli i mallit të cilin transporton, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nëse Rusia kërkon korridor përmes Bullgarisë për fluturimet në Siri me qëllim të transportit të ndihmave humanitare, ne do t’ua lejojëjmë këtë me kusht që në tokën bullgare, në aeroport, të kryhet kontrolli i mallit”, ka thënë Mitov.

Mitov përkujtoi se Bullgaria dje kishte refuzuar kërkesën e Rusisë për fluturimin e dy avionëve humanitarë drejt Sirisë, në hapësirën bullgare dhe shpjegoi se këtë vendim Sofja e kishte marrë në përputhje me detyrimet që ka si anëtare e Bashkimit Evropian, i cili zbaton sanksione kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Betina Jetova ka njoftuar se Bullgaria nuk ka lejuar përdorimin e hapësirës ajrore të saj avioneve rusë të cilët kanë dashur të transportojnë ndihmën humanitare në Siri.

Nga Ministria e Mbrojtjes është njoftuar se vendimi u morr për shkak të informacioneve të inteligjencës se avionët do të transportojnë edhe armë.

Mitor ka thënë sot se do këto veprime nuk do te çojnë në rritjen e tensioneve apo bllokimin e marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë, edhe pse zyrtarët rusë reaguan ashpër ndaj ndalimit të djeshëm të avionëve rusë mbi territorin e Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button