Emigrantët po barten në mënyrë intensive nga kufiri jugor drejt Tabanocit

­ Për shkak të valës së emigrantëve të cilët arrijnë në kampin e pranimit në kufirin tonë jugor, gjatë dy-­tre ditëve të kaluara është intensifikuar transporti i emigrantëve nga Gjevgjelia drejt Tabanocit.

Nga stacioni hekurudhor në Gjevgjeli kumtuan se gjatë 24 orëve të fundit, me katër trena të posaçëm nga Gjevgjelia për në Tabanoc janë transportuar rreth 2.500 emigrantë.

Sot në mëngjes, nga Gjevgjelia për në tabanov u nis edhe një tren me rreth 600 emigrantë, por punonjësit e hekurudhës thonë se në stacionin në Gjevgjeli kanë përgatitur edhe dy trena tl cilët presin për t’i transportuar emigrantët gjatë ditës.

Sipas vlerësimeve të UNHCR­së, gjatë dy deri tre ditëve, nga kufiri jugor drejt kufirit verior nëpër vendin tonë kanë transituar rreth 10.000 emigrantë, prej të cilëve më së shumti rreth 6.000 janë regjistruar të hënën.

Sipas vlerësimeve të UNHCR­së, gjatë dy muajve të fundit nëpër vend kanë transituar rreth 60.000 emigrantë në rrugën e tyre drejt destinacionit të dëshiruar. Transporti i emigrantëve edhe sot në mëngjes po zhvillohet në mënyrë intensive, kryesisht me autobusë dhe taksi.

Sot në mëngjes, nga Gjevgjelia drejt Tabanocit u nisën reth 30 autobusë dhe po aq taksi automjete të cilët transportonë mbi 2.500 emigrantë. Transporti i organizuar tani për tani po zhvillohet normalisht dhe pa ndonjë vështirësi të posaçme.

Lajme të ngjashme

Back to top button