Gazetari nuk bën akuza, i verifikon ato

Është tërësisht e drejtë dhe legjitime që të analizohet sjellja dhe veprimtaria e partive politike, por gjatë këtyre analizave duhet të eliminohen tendencat dhe anshmëria e mundshme politike. Në këtë tekst vërehet prezenca e anshmërisë dhe tendencës, më shumë se sa prezenca e parimeve profesionale gazetareske.

Thaçit i përshtatet VMRO ja  asnjë fjal  nuk i del nga goja  për GruevskinLinku deri te artikulli origjinal: Thaçit i përshtatet VMRO-ja, asnjë fjal “nuk i del nga goja” për Gruevskin!

Data dhe koha e publikimit: 02.09.2015

Data e recensionit: 03.09.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Teksti përmban më shumë akuza se sa analizë dhe më shumë konstatime se sa hulumtime. Autori bën vetë rolin e gazetarit dhe të ekspertit njëkohësisht, që është paradoksale për gazetarinë profesionale. Shikuar edhe nga aspekti përmbajtësor, duket se autori ka huqur adresën e kritikës.

Projekti “Shkupi-2014” po finalizohet,Maqedonia pyllzohet me kisha,buxheti i shtetit nuk ndahet në mënyr proporcionale, shqiptarët ende kanë problem me nënshtetësin dhe cështje elementare për jetë. Padrejtësia ekonomike cdo ditë e më tepër thellohet, maqedonasit që jetojn në komunën e Aerodromit kanë kushte amerikane, ndërsa në vendbanimet shqiptare ende është problem uji i pijshëm, cerdhet, poliklinikat shtetërore dhe kushtet tjera elementare për jetë.

Është tendencioze dhe e njëanshme që për gjendjet në shtet të kërkohet përgjegjësi nga opozita, ndërsa të mos thuhet asnjë fjalë për pushtetin. Nuk mund të jetë as afërsisht e barabartë përgjegjësia mes atyre që i kanë në dorë mekanizmat dhe institucionet shtetërore, me një parti në opozitë.

Gjithashtu, është shkelur edhe një tjetër rregull bazë në gazetari, kontaktimi i palës së përfshirë. Pas gjithë atyre akuzave që numërohen në tekst, autori duhej të kishte kontaktuar palën e akuzuar dhe të inkorporonte qëndrimin e tyre në lajm.

Lajme të ngjashme

Back to top button