Franca nis fluturimet e para të zbulimit në Siri

Franca për të përcaktuar objektivat e DAESH në Siri ka nisur fluturimet e para të zbulimit. Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme njoftohet se avionët e tipit Rafael kanë kryer me sukses fluturimet e tyre zbuluese në përcaktimin e objektivave të DAESH në Siri.

Presidenti francez, François Hollande, ditën e djeshme për herë të parë kishte njoftuar se do të nisnin fluturimet zbuluese për përcaktimin e objektivave të DAESH në Siri dhe kishte vënë në dukje se nuk parashikohej ndonjë operacion tokësor.

Franca në kuadër të operacionit të koduar “Chammal” i cili ka marrë edhe emrin e stuhive Chammal në Irak, kundër objektivave të DAESH në Irak për herë të parë ka goditur objektivat e DAESH më 19 shtator 2014

Lajme të ngjashme

Back to top button