Hollande: Franca në dy vitet e ardhshme do të pranojë 24 000 refugjatë

Franca në dy vitet e ardhshme do të pranojë 24.000 refugjatë, njoftoi sot në një konferencë për shtyp Presidenti i Francës, Francois Hollande, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hollande tha se sigurimi i strehimit për njerëzit që ikin nga lufta, është detyrë që Franca është e gatshme që ta përmbushë.

Presidenti francez theksoi se janë dakorduar me kancelaren gjermane Angela Merkel në lidhje me mekanizmin e shpërndarjes së kuotës së refugjatëve në Evropë.

Ditë më parë Merkel para gazetarëve në Berlin, tha se vendi i saj do të sigurojë mbrojtje për ata që kanë nevojë për mbrojtje, por ata që nuk kanë asnjë mundësi për azil duhet të kthehen në shtëpitë e tyre shumë shpejt. Ajo shtoi se ekonomia më e madhe e Evropës nuk është e gatshme të mbajë gjithë barrën e valës së refugjatëve që ka goditur Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button