Të flasin faktet

[Recension: Foli Lika!?]

Lajmi për të qenë profesional, në përmbajtjen e tij duhet me çdo kusht të përfshijë të gjitha palët. Përfshirja e gjitha palëve është edhe më e rëndësishme kur në tekst theksohen emra dhe individë. Mos prononcimi i atyre në një artikull, emri i të cilëve përmendet, nënkupton njënashmëri. Kjo i vështirëson lexuesit të besojë lajmin.

Deputeti dhe sekretari organizativ i BDI-së, Hazbi Lika ka përgënjeshtruar informacionin se ditëve të fundit ka ndodhur një zënkë në kreun e partisë, që ka rezultuar me rrahje. “Jo s’janë të vërteta ato informacione.Ka disa muaj që nuk është mbajtur mbledhje”, deklaroi deputeti Lika duke hedhur poshtë informacionin që më herët e publikoi portali “centarneës”, duke u thirr më “burime të brendshme partiake”.

Gazetari në këtë tekst vazhdon edhe më tej të përmend emra, emra këto prej të cilëve nuk ka kërkuar qëndrim në lidhje me çështjen pët të cilën ai i përmend. Autori i bën vetes autogol, kur shkruan se portali maqedonas “spekuloi”, ndërsa në të njëjtën kohë lajmin e ka bërë duke u bazuar në burimet e këtij portali.

Portali maqedonas spekuloi se Hazbi Lika bashkë me Rafiz Halitin dhe Zulfi Adilin në këtë takim kanë filluar një debat të ashpër me përkrahësit Ali Ahmetit.

Foli Lika  screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Foli Lika!?

Data dhe koha e publikimit: 03.09.2015

Data e recensionit: 04.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Se gazetari i është referuar portalit për të cilin thotë se ka “spekuluar”, e dëshmon edhe paragrafi në vijim. Në këtë paragraf autori citon pjesë nga raportimi i portalti “cetarnews”.

“Ata kanë filluar zënkë me Musa Xhaferin për punën e disa funksionarëve të BDI-së që kanë punuar për interesat e VMRO-DPMNE-së, pastaj lidhur me funksionimin e brendshme të partisë se si organizohen zgjedhjet brendapartiake dhe se nuk merret parasysh mendimi i anëtarëve të BDI-së. “Zënka e ashpër është shndërruar në rrahje me ç’rast ka pësuar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti”, ka shkruar Centarneës.

Autori, kur në tekst ka dyshime për vërtetësin e fakteve, ato duhet ti verifikojë.Teksti përfundon me informacion shtësë të zbrazët dhe duke etiketuar me pa të drejtë. Të përfolurin e quan anëtar të grupit “rebelues”, ndërsa më pas shton se në BDI ka pakënaqësi. Në këtë rast, i nevojshëm është elaborimi i pakënaqësive. Nëse teksti do të kishte burime lexuesi do ta dinte nëse ka pakënaqësi dhe cilat janë ato.

Hazbi Lika konsiderohet si anëtar i grupit rebelues që po shprehë pakënaqësi lidhur me ngjarjet në BDI  dhe veprimet e kësaj partie në pushtet. (INA)

Për të qenë ky lajm profesional do të ishte mese i nevojshëm prononcimi i të përfolurit Hazbi Lika. Në rast kur mungon prononcimi i tij personal, vihet në dyshim vërtetësia e deklaratave të cituara.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button