Francë, kryetarët e bashkive ofrojnë ndihmë për pranimin e refugjatëve

Ndërsa gjithnjë e shumë refugjatët çdo ditë kërkojnë strehim në vendet e Evropës Perëndimore, disa dhjetëra kryetarë të bashkive të qyteteve franceze kanë ofruar ndihmë në pranimin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri francez i Punëve të Brendshme, Bernard Cazeneuve theksoi se kanë ofruar gatishmërinë për të ndihmuar në pranimin e refugjatëve disa dhjetëra kryetarë të bashkive nga disa qytete të Francës. Cazeneuve gjithashtu njoftoi thirrjen e takimit kombëtar të shtunën më 12 shtator, temë e të cilit do të jetë strehim i refugjatëve në vend.

Pasi opinioni publik botërorë u prek nga fotografia shqetësuese e vogëlushes Aylan, e cila u gjet në bregdetin e Turqisë, shumë francezë me automjete janë drejtuar drejt zonave kufitare të vendit për t’iu ofruar ndihmë dhe strehim për refugjatëve.

Në Itali dhe Greqi nga fillimi i këtij viti vërehet një rritje e konsiderueshme të numrit të refugjatëve që vijnë në këto vende kryesisht nga deti, duke ikur nga lufta dhe vendet e prekura nga varfëria. Një numër i madh i refugjatëve përmes Ballkanit po përpiqen që të arrijnë në vendet e Evropës Perëndimore, ku shohin shpëtimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button