Në shtator më së nxehti ka qenë në Gjevgjeli në vitin 2008

­ Temperatura më e lartë në Maqedoni në muajin shtator është matur në Gjevgjeli në vitin 2008 kur termometri ka treguar temperaturë prej 39,2 gradë Celsius.

Sipas matjeve të DPHM për periudhën prej vitit 1951, në Shkup në shtator më nxehtë ka qenë në vitin 1987 kur janë matur 36,9 gradë Celsius.

Për shkak të temperaturave të larta që në fillim të muajit e kapluan Maqedoninë, organet kompetente shpallën meteoalarm në fazën portokalli dhe reomandime për mbrojtje. Maksimumi i temperaturave, sipas sinoptikëve, do të jetë të shtunën kur priten 38 gradë Celsius maksimale.

Freskim i motit paralajmërohet nga e hëna kur temperaturat maksimale do të jenë nën 30 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button