Snowden: Kanada ka spiunuar ministritë braziliane

Kanadaja së bashku me Shtetet e Bashkuara ka spiunuar Ministrinë e Minierave dhe Energjetikës së Brazilit, njoftoi kanali televiziv brazilian Globo, duke iu referuar dokumenteve, të paraqituar nga Edward Snowden.

Është njoftuar se të dhënat e bisedave telefonike dhe letrave të ministrisë braziliane kanë rënë në dorë të Agjencisë kanadeze për Sigurinë e Komunikacionit (CSEC – Communications Security Establishment Canada), duke përdorur sistemin Oympia, në mënyrë që shërbimet e inteligjencës të mund të përgjonin veprimet e ministrit.

Të dhëna të publikuara më parë dëshmojnë se edhe Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar ministrinë braziliane.

Lajme të ngjashme

Back to top button