Gazetari për ta vajtuar

Liria e fjalës, gjegjësisht liria e të shprehurit, paraqet të drejtën themelore të njeriut, pa të cilin atribut nuk mund të egzistonte demokracia. Mirëpo, nëse liria e fjalës  mund të keqpërdoret në situata të caktuara, ajo kalon në dukuri që është e kundërta e saj.

Kohëve të fundit, në Maqedoninë që po përballet më situata të palakmueshme dhe se kontribouti I çdo njërit do të ishte shumë I rëndësishëm për të dalë nga ajo situatë, po krijohet një hamulli dhe një çorientim I popullatës, nga shumë faktorë, të gjithë duke u thirrë në fjalën e lirë dhe të drejtën e të shprehurit. E gjitha kjo na bën që të shohim një vlerë në shoqërinë tonë, konkretish te ne shqiptarët që jetojmë në Maqedoninë multietnike.

Sot shqiptarët, pas luftës së UCK-së në  2001-n dhe revolucionit zhvillimor falë arritjeve të dala nga ajo luftë, në të gjitha sferat e jetës kanë krijuar mundësi për të qenë të barabartë në jetën politike dhe shoqërore me bashkëqytetarët tanë maqedonë, që gjer më 2001-n ishin superior dhe padronë të shtetit. Sot shqiptarët, dhe kjo është tepër për t’u krenuar, flasim për barabartësi të plotë në shtetin tonë multietnik. Sot ne nuk flasim më se a po futemi  nëpër institucione, apo a do gjejmë një vend pune për të nxjerrë kafshatën e gojës,  por  flasim për pozicione elitare nëpër institucione. Ne sot nuk flasim për flamurin si një dekor ceremonishë familjare, por flasim se në cilat institucione të shtetit ai duhet të valvitet. Sot nuk flasimpër gjuhën shqipe  si gjuhë komunikimi mes shqiptarësh, por flasim se  duhet të flitet nëpër institucionet e shtetit dhe sa është implementimi I saj .  Flasim për ushtrinë dhe policinë, por jo si më parë, duke I konsideruar si forca armike të shqiptarëve, por flasim se sa ne jemi inkuadruar, sa pozita eprorësh kemi, sa jemi në elitën e këtyrë strukturave, sa gjeneralë, majorë, kadëtë…. Flasim  për universitete, jo për të legalizuar universitet dhe sa do të sakrifikojmë për ta , por sa dhe ku do të ndërtohen universitete, flasim për cilësinë e universiteteve. Flasim për shumë gjëra dhe , që falë të ariturave të luftës së 2001-t, nivelin e kërkesave e kemi më superior, me tendencë për barabartësi të plotë me bashkëqytetarët tanë maqedonë.

Por, pasi e nisa me të drejtën e fjalës,  dua të bëj një përshtjellim më të gjer.

Falë të ariturave të  luftës së 2001-t, sot shqiptarët janë të barabartë edhe në aspektin e informimit! Në rast se gjer dje, para 2001-t, ne në kuadër të një televizioni shtetëror  njëgjuhësor kishim 2 orë program në gjuhën shqipe dhe disa gazeta organe të shtetit, me udhëheqësi të deleguar nga organet e shtetit të atehershëm, sot kemi një kanal shtetëror të pavarur  në gjuhën shqipe dhe në treg kemi televizione nacionale në gjuhën shqipe dhe shumë gazeta të pavarura ! Pra sot fjala e lirë te shqiptarët mund të thuhet shqip. Ky treg I hapur u bë një mundësi e mirë për të kryer profesionin e tyre shumë gazetarë shqiptarë. Para 2001-t dhe gjatë luftës, shumë gazetarë shqiptarë  ishin të detyruar të punonin nëpër mediume maqedone, biles të imponuar nga padronët e tyre mediatiko-shtetëror, për shkak të egzistencës, ishin të detyruar  të shanin shqiptarët dhe gjatë luftës së 2001-t  UCK-në ta quanin terroriste. Por kjo nuk është për t’u hidhëruar, pasi ata me atë punë siguronin mirëjetesën, edhe pse luftëtarët e UCK-së nuk kishin të sigurtë  jetën e tyre për të drejtat që sot ata keqpërdorin.

E kjo është vlerë sot te shqiptarët! Sot, në raport me bllokun politik maqedon, faktori shqiptar është tepër më I vëmëndëshëm për rruajtjen e lirisë së të shprehurit, të fjalës dhe mediumeve. Gjersa gjitha mediumet në gjuhën maqedone që kishin qasje kritike për partinë maqedone  në qeveri, pësuan, mund të themi edhe u zhdukën,  partia politike shqiptare në Maqedoni, edhe pse për çdo dite po përballet me shpifje, intriga dhe gënjeshtra të dalë nga gazetarë dhe medium të ndryshme, përsëri nuk ka tentuar që të marrë ndonjë veprim represiv ndaj tyre. Sot gazetaria jonë ka harruar se kjo është meritë e faktorit shqiptar në qeverisje! Ata harruan se si para 2008-s po u granatoheshin dhe rrezoheshin lartëpërçuesit disa televizioneve, vetëm se nuk ishin në sinhron me epshet e partnerit shqiptar në qeverinë e ateherëshme. Ata harruan se si, nga po të njëjtët,  gazetarët riheshi, dhunoheshin, degradoheshin dhe censuroheshin të gjitha mediumet. Ata, të pandërgjegjshëm, sot keqpërdorin këta mirësi. Sot ata janë vendosur në shërbim të të gjitha antivlerave, duke mos kursyer as veset më të shëmtuara, duke shpifur, intriguer dhe genjyer opinionin, me të vetmin qëllim- shkatërimin e një subjekti që vlerën më të madhe ja dha të drejtës së fjalës dhe të shprehurit! Po  sikur në një shtet të mirëfilltë demokratik ndonjë medium do të kishtë shpifur dhe gënjyer gjer në këtë nivel që po bëjnë mediumet shqiptare në Maqedoni, duke keqpërdorur fatkeqësi, jetëra njerëzish dhe gjer aty sat ë bëjnë thirrje për vëllavrasje, çfarë do të kishte ndodhur?

Jam I sigurtë se organet e drejtësisë do të luanin rolin e tyre për të ruajtur shenjtërinë e fjalës së lirë, ndërsa  ata gazetarë dhe mediume nuk do të egzistonin dhe do të ishin të penalizuar juridikisht për shpifje, shantazhe dhe kepërdorim të detyrës.

Kjo tregon se te shqiptarët në Maqedoni liria e fjalës dhe të shprehurit është për t’u lakmuar.  Mirepo, duke e parë nga aspekti moral se si dhe nga kush   po keqpërdoret e drejta e fjalës dhe  nga kush po bëhen akuza,  gjer në pamoralitet, atëherë ne duhet që të mos e lejojmë këtë “sapun” dikush popullit t’jua shesë  për “djathë”! .  Për të drejtat e shqiptarëve dhe për punën e partisë shqiptare sot flasin gazetarë që gjer para 2001-t nuk flisnin dot shqip për të treguar superioritetin social. Flasin ata që në 2001-n UCK-në e quanin terroriste. Flasin ish politikanë të dështuar. Flasin gazetarë me tendenca politike.  Flasin byrokratë dhe tregtarë të gazetarisë  që sot thonë një gjë e nesër tjetër, në varësi të interesave. Flasin ata që në 2001-n, edhe pse ishin në moshë solide, kishin mundësi që t’I  bashkangjiten  dhe bashkësakrifikonin me vëllezërit e tyre .   Flet Zaevi me gojën e shumë  gazetarëve shqiptarë, flet Grueski gjithashtu, flet Sashoja me gjuhën e dikujt….Flasim përmes stauteve analfabetike në facebook.   Flasin shumë e shumë diletantë, duke u vetë titulluar si analistë apo opinionistë dhe një gjë nuk e kuptoj ( e kuptoj por do ta nxjerr në një shkrim tjetër) se si ka mundësi që një medium,  gazetar apo analist I mirëfilltë të jetë aq jokonsekuent dhe aq joparimor , sa për një periudhë të shkurtër të ndryshojë qëndrimet dhe vlerësimet e tij?

Nga gjithë çfarë thamë më sipër, edhe pse në Maqedoni-(te faktori shqiptar)- rruajtja e lirisë dhe të drejtave të të shprehurit është në nivel të duhur, mund të konstatoj se një pjesë e  gazetarisë  është për t’u “vajtuar”! Është në gradën më të ulët të funsksionimit. Është krijuar servis I interesave të ndryshme politike, tregtare dhe më e keqja , servis I shërbimeve të zymta antishqiptare! Te ne, më këtë kualitet ,prepotencë dhe shpirtshitësi që po mbretëron te ta, mediumet cdo gje mund të jenë, por vetëm se pushtet I katërt dhe “opinion maker” mos pretendojnë!  Këtë e tregon edhe ndikimi “zero” I tyre te masa   në shumë rrethana dhe situate  që janë krijuar në shoqërinë tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button