Haradinaj sërish kërkon zgjedhje të parakohshme

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një takim me anëtarë dhe simpatizantë të AAK-së në Lipjan, tha se Kosova po kalon momente të ndjeshme, kjo për shkak të tri temave të karakterit nacional.
“Gjykata Speciale, Demarkacioni si dhe Asociacioni i Komunave serbe, janë tri tema me shumë probleme”, tha ai. “Prandaj kërkohet përgjegjësi dhe mobilizim i anëtarësisë së AAK-së, që të ketë qasje konstruktive por edhe kundërshtim të civilizuar, në mënyrë që të korrigjohet çka është e mundur”, shtoi ai, raporton Koha.net.

Haradinaj tha se cilësia e keqe në qeverisje mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, proces ky i cili po ashtu tha se kërkon një mobilizim të përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button