Thëniet e njerëzve për gjërat që nuk blihen nga paratë

Paratë nuk janë gjithçka në jetë sepse ka shumë gjëra të cilat nuk blihen:

  1. Shëndeti

Njeriu përbën një qenie të çuditshme. Fillimisht sakrifikon shëndetin për të bërë para, më pas sakrifikon paratë për të rekuperuar shëndetin. Më pas shqetësohet kaq shumë për të ardhmen sa nuk arrin të shijojë të tashmen; rezultati është që njeriu nuk jeton as në të ardhmen dhe as në të tashmen; ai jeton sikur nuk do të vdesë ndonjë ditë dhe pastaj vdes pa mundur të jetojë.- Dalai Lama

  1. Dashuria

Nëse dëshiron të kuptosh se cilët janë ata që të dashurojnë pa rezerva, nga ata që dashurojnë paratë e tua, provo të humbasësh të gjithë paratë e tua.- Jordi Alemany

  1. Lumturia

Paraja nuk ka bërë kurrë dikë të lumtur, as nuk ka për ta bërë, pasi nuk e ka aftësinë të prodhojë lumturi. Sa më shumë të kesh, aq më shumë do të kërkosh. – Benjamin Franklin

  1. Integriteti

Për të dhënë një shërbim të vërtetë, duhet të shtoni diçka e cila nuk mund të blihet dhe as të matet me para’ dhe kjo është sinqeriteti dhe integriteti. – Douglas Adams

  1. Respekti

Paraja përbën një mjet mbijetese. Mënyra se si i bëni paratë do të tregojë shumë në mënyrën se si jetoni. Nëse burim i parave tuaja është korrupsioni, atëherë ju keni mallkuar ekzistencën tuaj. I morët paratë nëpërmjet një ryshfeti? Duke shfrytëzuar veset apo mosdijen e dikujt? Duke ulur standardet tuaja? Duke bërë punë të cilat nuk i çmoni për klientë që nuk i vlerësoni? Nëse po, dijeni se paratë tuaja nuk do t’ju dhurojnë kurrë asnjë moment kënaqësie. Dhe gjërat që do të blini nuk do t’i vlerësoni pasi do të shërbejnë si një kujtesë turpi. Më pas do të shpreheni se paraja është e keqe, pasi nuk do t’ju bëjë të ndieni respekt për veten. E keqe sepse nuk ju bën të ndieni kënaqësi për shkak të mënyrave me të cilat i keni bërë ato para. A janë këto rrënjët e urrejtjes tuaj ndaj parave? – Ayn Rand

  1. Qetësia e mendjes

Paraja nuk mund të blejë qetësinë e mendjes. Nuk mundet të shërojë marrëdhëniet e shkëputura, apo t’i japë jetës një kuptim që ajo nuk e ka.

  1. Etika

Është mirë të kesh para’ dhe gjëra të cilat mund t`i blejë paraja, por në të njëjtën kohë është mirë të kthesh kokën pas për të kontrolluar që nuk i ke humbur gjërat të cilat nuk blihen me para’. – George Lorimer

  1. Edukimi

Njerëzit nuk janë aq të mirë sa duhet në aftësinë e tyre për të simpatizuar ndjenjat apo mendimet e të tjerëve. Ndaj do të ishte mirë që pjesë e edukimit formal të ishte mësimdhënia për mirëkuptim. Imagjinoni sa ndryshe do të ishte bota nëse njerëzit do të mësonin si të mirëkuptonin dhe të simpatizonin të tjerët.- Neil deGrasse Tyson

  1. Inteligjenca

Ajo që duhet të theksoj është se nuk u ktheva tek Apple për t’u bërë i pasur. Kam qenë shumë me fat në jetën time dhe e kisha një pasuri. Kur isha 25 vjeç vlera e pasurisë time ishte rreth 100 milionë dollarë. Pikërisht në atë moment vendosa që nuk do të lejoja që ky fakt të më shkatërronte jetën. Nuk e shikoj pasurinë si diçka me të cilën matet inteligjenca. – Steve Jobs

  1. Shpirt të ndriçuar

Paratë mund ta blejnë një apartament, por jo një strehë. Mund ta blejnë një krevat, por jo gjumin. Mund ta blejnë orën por jo kohën. Mund të blejnë libra por jo dijen. Mund të blejnë gjakun por jo shëndetin.

Lajme të ngjashme

Back to top button