Targa UÇK në Virxhina të Amerikës

Virxhinia, një shqiptaro-amerikan në rrjetin social facebook ka postuar një plate – targë, automjeti, me inicialet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK – KLA, dhe regjistrimit të automjeteve të Virxhinias së SHBA-ve.

Meqenëse, targa nuk është e vendosur në automjet nuk është e qartë nëse personi që e ka postuar fotografinë e tragës UÇK – KLA, qarkullon me të njëjtën tragë, apo e ruan atë si ndonjë kujtim nga viti 2009, vit i cili shihet në regjistrimin e tragës – plate, njofton ilyriapres.

Targat – Plate të automjeteve në SHBA, janë zakonisht të bardha ose me ngjyra, ndërkaq me germa të zeza e tregojnë numrin e regjistrimit të automjetit, sipas shteteve me një kuote të veçantë në fund të saj për shtetin përkatës.

Kombinimi aktual i përbërë nga tre germa, si në fotografinë e postuar UÇK-KLA, bëhet në raste të veçanta, kundrejt një pagese shtesë, sipas dëshirës së vozitësit. Zakonisht pas germave kemi një dash të mëtejshëm e ndjekur përsëri nga një, dy apo tre germa me shifra.

Deri në fund të luftës në Kosovës në 1999 shqiptarët e Amerikës, vazhdimisht vendosnin në vendet më të dukshme të automjeteve të tyre simbolet tona kombëtare, flamurin dhe shenja të tjera kuq e zi.
Por, edhe pas çlirimit të Kosovës, shumë prej tyre kanë zgjedhur të vendosin në xhamat e parë dhe të pasmë të automjeteve – stickers apo simbole dhe flamur me emblemën e UÇK-së.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button