Zaev: Të respektohet afati për zgjedhjen e prokurorit special ose marrëveshja nuk është valide

Më 28 maj vitin e kaluar në këtë vend kamë porositur se Nikolla Gruevski duhet të mbajë përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve kriminale, deklaroi në pres konferencën e sotme para dyerve të kuvendit lideri I LSDM-së Zoran Zaev.

Ai tha se atëherë I ka shprehur edhe qëndrimet e opozitës, për ndarjen e partisë nga shteti, për sundimin e ligjit dhe për respektimin e vlerave themelore kushtetuese.

“Vetëm një vit më vonë Nikolla Gruevski pranoi gjithçka që mohoi. Dorëheqje, qeveri kalimtare dhe prokuror të ri. Ashtu si e informova këtë, kishte dyshime nëse opozita a do të mund të mbijetoj jashtë Parlamentit, dhe nëse do të ketë blerje të deputetëve.

Një vit më vonë, Nikolla Gruevski pranoi gjithçka, dorëheqjen, prokurorin special dhe qeverinë kalimtare”, deklaroi Zaev.

Sot, tha ai, pas një viti e tri muaj jemi këtu me deputetët tanë që të ju informojmë për hapat e ardhshëm.

“ Me këtë tregojmë se e respektojmë marrëveshjen e 19 qershorit. Deri me 15 shtator të zgjidhet prokurori special i cili do të siguroj sundimin e të drejtës dhe do t`i nis hetime për materialet nga përgjimet.

Me 20 tetor të zgjidhet qeveri kalimtare, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe gjyqësi.

Të votohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga funksioni i kryeministrit. Duhet respektuar afati për zgjedhjen e prokurorit special ose marrëveshja nuk është valide. Nuk ka marrëveshje të reja palloma”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button