BE e përshëndeti kthimin e opozitës në Parlament

Bashkimi Evropian e përshëndeti kthimin e deputetëve të LSDM-së opozitare në Parlamentin e Maqedonisë.

“E përshëndesim faktin se opozita tash është e kthyer në parlament. E dini se kjo është pjesë nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e që u arrit në qershor dhe korrik të këtij viti. Shumë me rëndësi është që kjo marrëveshje të implementohet dhe ne tani presim që Parlamenti të punoj me prioritete reformuese në interesin e tërë vendin”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian , Maja Kocijançiq.

Në lidhje me problemet gjatë zgjedhjes së Prokurorit special dhe mundësisë që të tejkalohet afati, dhe ajo gjë është 15 shtator, zëdhënësja dha një përgjigje decime se Brukseli pret progres në këtë fushë.

“Ende punohet për Prokuroin Special, ne presim që partitë t’i mbajnë premtimet dhe implementojnë të gjitha obligimet. Ne presim progres në këtë fushë, sidomos Komisari Han” tha

Eurokomisioni dhe sidomos komisari Han e përcjell nga afër dhe ”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian , Maja Kocijançiq.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button