Të respektohen rekomandimet për mbrojtje nga moti i ngrohtë

Qytetarët t’i respektojnë rekomandiemt e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta duke pasur parasysh paralajmëriemt se sot dhe nesër Maqedonia do të prëfshihet nga faza e verdhë (alerte), apelon Ministria e Shëndetësisë.

Mbajtje të rrobave të ndritshme dhe të lehta, syze mbrojtëse dhe kapelë, qëndrim në hapësira të mbyllura, të klimatizuara ose pushime më të shpeshta nën hije në qoftë se dilet jashtë, marrje e sasisë më të vogël të ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak yndyrëra, pirje e shumtë e lëngjeve, më së miri ujë i pagazuar, dhe evitim të pijeve alkoolike,…, janë vetëm disa nga rekomandimet e mjekëve të cilët posaçërisht theksojnë se të sëmurët kronikë duhet rregullisht ta marrin terapinë e dhënë. Gjithashtu, automjetet, një kohë të caktuar para hyrjes në to, të ajrosen.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur nga paraqitja e helmimit me ushqim dhe sëmundje infektuese të zorrëve, rekomandohet larje e obligueshme e prodhimeve bujqësorokopshtare (pemë dhe perime të freskëta), si dhe përgatitje termike e ushqimit dhe konsumimit të saj në afat shumë të shkurtër pas përgatitjes (në qoftë se kjo nuk bëhet, ushqimi i përgatitur të vendoset në frigorifer në +8 gradë, ndërsa para përdorimit e njejta të ngrohet në +100 gradë).

Rekomandohet që të evitohet kosumim i prodhimeve të cilat nuk janë të përpunuara në mënyrë termike (majonez nga vezë shtëpiake), ndërsa me kujdes të konsumohen edhe akulloret dhe kremërat e ndryshëm. Ministria e Shëndetësisë përkujton se në të gjitha qytetet nëpër shtet në bashkëpunim me shtëpitë e shëndetit janë vendosur pika për rekomandime parandaluese dhe këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta. Pikat funksionojnë çdo ditë nga ora 18:30 deri në orën 21:30 ­ matet tensioni i gjakut dhe jepen këshilla për parandalim nga moti i ngrohtë dhe për mënyrë të shëndetshme të së jetuarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button