Imazhet satelitore konfirmojnë shkatërrimin e tempullit kryesor të Palmirës nga ISIS

Një imazh satelitor konfirmon se tempulli kryesor në qytetin e lashtë të Palmirës në veri të Sirisë është shkatërruar, thonë Kombet e Bashkuara.

Ka pasur raporte të mëparshme të një shpërthimi në Tempullin Bel në Palmira, që mbahet peng nga militantët e Shtetit Islamik.

Shefi i Antikitetit në Siri tha më parë se struktura bazike e tempullit 2 mijë vjeçar ishte i paprekur.

Por analistët e satelitit të Kombeve të Bashkuara “Unosat” thonë se imazhet tregojnë që nuk ka mbetur më asgjë.

“Fatkeqësisht, imazhet që kemi tregojnë se ndërtesa kryesore e tempullit është shkatërruar,” tha Einar Bjorgo, menaxheri i Unosat,  për BBC.

Ai shtoi se një grup shtyllash afër tempullit gjithashtu janë shkatërruar. Një person i zonës tha për BBC se vetëm muret e jashtme dhe porta e tempullit kanë mbetur.

Të hënën, Maamoun Abdulkarim, kreu i Departamentit Sirian të Antikitetit dhe Muzeve,  tha se Tempulli Bel pësoi një shpërthim të madh, por besonte se pjesa më e madhe e tempullit kishte mbetur e pakprekur.

Shumë dëshmitarë u afruan për të konfirmuar shkallën e dëmtimit. ISIS edhe më parë ka pasur në shënjestër vendet historike në zonat që i ka nën kontroll në Irak e Siri, duke i konsideruar tempujt dhe skulpturat e tyre të lash si heretike.

Shitja e gjëra antike, është një nga burimet kryesore të financimit të grupit islamik. Ata gjithashtu akuzohen se kanë shkatërruar vendet antike për të fituar publicitet.

imazhi satelitor_85151981_palmyra_sites_624_v3 (1)_85284170_99c060d0-f68b-4d46-b85c-0cbff9917dce_85292043_69c9b893-64bd-436a-8b9d-7cefd4455786ass

Lajme të ngjashme

Back to top button