Debati publik me temë “Si deri te zgjedhjet e lira”

Debati publik me temë “Si deri te zgjedhjet e lira: përvoja të Kroacisë dhe Maqedonisë nga perspektiva krahasimtare”, do të mbahet sot 31 gusht në GEM Klub (Çarshia e vjetër), me fillim nga ora 11. Në debatin publik do të marrin pjesë dy ekspertë nga GONG, Dragan Zeliq dhe Aleksandra Joziq-Ilekoviq, të cilët do të bisedojnë për përvojat e Kroacisë, ndërkaq për ato të Maqedonisë do të flasë profesori universitar Lubomir Frçkoski. Moderator i ngjarjes do të jetë kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla, i cili shkurtimisht do t’i prezantojë analizat e deritanishme dhe rekomandimet e organizatës nikoqire të ngjarjes.

Në fokus të debatit publik do të jenë sfidat në të vendet, lidhur me Listën Zgjedhore, modelin zgjedhor, KSHZ-në, financimin e fushatave zgjedhore, mediumet dhe një seri çështjesh në lidhje me këtë fushë. Kjo ngjarje është organizuar në kuadër të projektit E DREJTA IME VOTUESE.

Lajme të ngjashme

Back to top button