Ja tipari i fytyrës tuaj që le më tepër mbresa sipas shkencës!

Sipas logjikës së çdokujt, pa u menduar gjatë, në menjëherë na vijnë në mendje tipare siç janë sytë, hunda dhe buzët. Por, jemi gabuar deri më sot!

Pavarësisht funksionit të këtyre tipareve, mesa duket nuk është asnjëra prej tyre ai që vërtet le mbresa tek të tjerët dhe që tërheqë më tepër. Nuk janë asnjë nga to tipari i cili do e bëjë personin që ju pëlqeni, të krijojë ide dhe mendime për ju dhe karakterin tuaj.

Janë vetullat! Po po, vetullat dhe madje kjo gjë është tashmë e mbështetur edhe nga një studim i mirëfilltë Kanadez. Sipas këtij studimi, pjesëmarrësve ju dhanë nga 25 foto të personazheve të njohur publik me pa vetulla dhe 25 foto të personazheve pa sy. U pa se vetëm 56% e pjesëmarrësve mundën të identifikonin yjet të cilët nuk kishin sytë në foto por, më e çuditshmja është se vetëm 46% mund të identifikonin ata të cilët nuk kishin vetulla!

Pra, vështirësia për ti dalluar ata, ishte shumë më e larte tek personazhet pa vetulla duke i bërë kështu ato, të ishin shumë më të rëndësishme për të krijuar pamjen dhe përshtypjen e përgjithshme tek të tjerët.

Lajme të ngjashme

Back to top button