Trajtesë, “NËNË TEREZE – NOBELISTJA SHQIPTARE NGA SHKUPI”

Me rastin e 105 Vjetorit të Lindjes – 26 gusht 1910 – 2015

Në historinë e njerëzimit ka shumë njerëz që zënë vend të merituar në kujtesën e brezave. Në radhën e tyre hyn edhe humanistja e shquar shqiptare, Nënë Tereze. Kur ishte e vogël, njerëzit e njihnin me emrin Gonxhe Bojaxhiu. Gonxhja jetoi në shek. XX, kohë e realizimeve të mëdha tekniko-shkencore në historinë e njerëzimit, shpikjes së atomit, zhvillimit të letësisë, muzikës botërore dhe arkitekturës.

Nënë Tereza nuk u shqua në këto fusha, ajo iu kushtua një tjetër pune (misioni), në shiqim të parë e vogël, por që pas shumë viteve, befasoi mbarë njerëzimin. Ajo u muar me varfërinë,me fatin e njerëzve të pafund që vuanin prej saj. Bota ka vuajtur prej shekujsh urinë, mjerimin e varfërinë. Shumë luftra janë bërë për një jetë më të mirë. Me të varfërit ishte edhe Nënë Tereza, e cila u ngrit si misionare katolike të zbuste këtë plagë, të ndihmonte dhe të mbronte njerëzit e thjeshtë, jo duke nxitur urrejtje dhe dhunë, por nëpërmjet dashurisë dhe mirëkuptimit për njëri tjetrin. Në këtë mënyrë Nënë Tereza u bë simbol i kësaj lufte dhe bëri për vete botën mbarë.

Në 105 vjetorin e lindjes së nobelistes shqiptare nga Shkupi, Gonxhe Kolë Bojaxhiu – Nëna Terezë, ne, bashkëqytetarët dhe bashkëkombasit e saj, po veprojmë me krenari të jashtëzakontë për bijën më të madhe të kombit dhe përkushtim të pashoq në zbardhjen e të panjohurave për Nënën Terezë.

E lumja Nënë Tereza shpesh thoshte: “Shenjtërimi nuk është një luks vetëm i disa njerëzve të pakët, por një detyrim i thjeshtë për të gjithë ne”. Më pak se dy vjet pas vdekjes së saj, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësimin e saj Papa Gjon Pali II, të lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësimin e saj. Më vitin 2003 u bënë ritualet e beatifikimit, si fazë e dytë që i paraprinë shenjtërimit. Më 19 tetor 2003, shenjtëria e tij, Para Gjon Pali II, shpalli të Lume misionaren e madhe shqiptare, Gonxhe Anjeza Bojaxhiu, e njohur në botë si Nënë Tereza. Në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ishin tubuar rreth 400 mijë pelegrinë nga e tërë bota.

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza e Kalkutës, ka lindur këtu në Shkup,më 26 gusht 1910, sot plotë 105 vjetë më parë. Gonxhja, e bija e vogël e Kolë dhe Dranë Bojaxhiut, u lind për të shkruar historinë më të re të shek. XX në aspektin e vetësakrificës dhe devotshmërisë që njeh njerëzimi. Ajo dëshmoi fuqinë e miqësisë vëllazërore, duke nxitur kështu zhvillimin njerëzor dhe shoqëror. Jeta e saj ishte një kushtim ndaj të sëmurëve dhe të varfërve.

“Me gjak jamë shqiptare, me nënshtetësi indiane. Përsa i përket besimit jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht zemrës së Krishtit”.

Janë këto fjalët e gruas me shtat të imët, që nuk rreshti asnjëherë duke ndihmuar të varfërit, por që nuk harroi asnjëherë origjinën e saj.

Në moshën 18 vjeçare, më 26 shtator vitin 1928, e shtyrë nga dëshra për t’u bërë misionare, Nëna Terezë veshi për herë të parë sarinë e bardhë me shirita të kaltër, që u bë simbol i gruas që ndihmoi ata që ishin më në nevojë në mesin e nevojtarëve.

Ka qenë 21 dhjetori i vitit 1948 kur shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve në Kalkuta, ku vizitoi familjet, u lau plagët të sëmurëve dhe atyre që vdisnin në rrugë.

Që nga ajo kohë ajo u shërbeu atyre që janë “më të braktisur, të padashur, të papërkujdesur”, – siç thoshte ajo. Bota modern në anën tjetër, për punën dhe veprimtarinë e saj e shpërbelu me mbi 130 dekorata, në mesin e tyre në 19 dhjetor 1979 edhe me çmimin Nobel për Paqe, në Oslo.

Për Gonxhe Bojaxhiun, alias Nënë Terezen në mjedisin tonë pakë dihej dhe pakë flitej. Se kjo vjazë shqiptare e lindur në kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës, Shkup, nga prindërit Kolë e Dranë Bojaxhiu, familje me tradita atdhetare, u arratis në botë e nëpërmjet Zagrebit dhe Irlandës arriti në Indi ku u bë profesoreshë e gjeografisë (afër 20 vjet) dhe drejtoreshë e shkollës “S. Mary’s”, më pastaj edhe murgeshë, duke themeluar rendin humanitar “Misionet e Mëshirës”, dinin vetëm ata që lexonin ndonjë vepër kushtuar humanistes më të madhe të shekullit XX. Për të dinin edhe ata që rastësisht i çonte puna të përmendin se kjo humaniste ka preardhjen shqiptare. Dhe vetëm kaq!

Për Nënë Terezën më gjërësisht opinion shqiptar kuptoi kur në vitin 1979, në Oslo, kjo Nënë e Botës, siç e quajtën atëbotë u shpërble me çmimin e lartë “Nobel” për paqe. Dhe, nuk vonoi shumë, ballëhapur e krenarë të gjithë rrahëm gjoks se pikërisht kjo shqiptare nga Shkupi i Dardanisë, barti flamurin anëkënd botës për veprimtarinë e saj humane kushtuar të braktisurve, të vobektëve, të sëmurëve, të pastrehurve, të leckosurve, duke themeluar qendrat humane të rendit “Motrat e mëshirës” në shumë kënde të botës.

Më kujtohet mirë, para 36 vitesh (i kisha 26 vjetë dhe isha prof. i historisë në Gjimnazin e Strugës), shtypi i atëhershëm shkroi shumë pak për këtë ngjarje me peshë të madhe dhe  edhe në ato raste kur shënohej për ndarjen e çmimit “Nobël”, Nënë Terezës. Asnjë gazetë maqedonase nuk bëri shënimin e nevojshëm se ajo ishte me preardhje shqiptare, nga Shkupi, nga prindët Kolë e Dranë Bojaxhiu. Kurrkund nuk u shënua se ajo kishte edhe vëllain Lazrin dhe motrën Agëje dhe se kjo familje shqiptare e Shkupit ishte një ndër më të vjetrat dhe më të nderuarat e qytetit buzë Vardarit.

Më kujtohet se u bënë përpjekje edhe për preardhjen e saj joshqiptare! Madje u tha se ajo rrjedh nga një familje vllehe duke ia pagëzuar të atin me emrin Nikolla. Po e vërteta nuk duron shtrembërime. E vërteta ngadhnjen. Sot emri i Nënë Terezës qëndron në piedestalin më të lartë të personaliteteve të shquara të shek. XX.

Mediumet e shkuara në Maqedoni, kushtuar Gonxhe K. Bojaxhiut ose Nënë Terezës së Kalkutës kanë një traditë të hershme. Revista e katolikëve të Sërbisë së Jugut në Mbretërinë Jugosllave e botuar në nëntor – dhjetor 1932, në Shkup, Nr. 82, në gjuhën serbo – kroate sjellë një shkrim tepër interesant për misionaret nga Shkupi.

“Në këto misionare, vlen të përmenden tri vajza shqiptare: misinaren tanimë të njohur, Gonxhen, e pagëzuar me emrin e urdhërit fetar Terezë dhe Nasta Mihilit, e cila e shoqëronte deri në Bengal. Vajza e tretë është Ana, e cila mbeti në Jugosllavi, por që vajti shumë larg prej prindërve të saj për t’u bërë murgeshë…”

Në gushtin e vitit 2010, Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, në kuadër të shënimit të 100 vjetorit Jubilar të lindjes së shenjtores “Nënë Terezë” – “Një shekull dashuri” punimin e Revistës “Blagoviest” të 1932 e përktheu në tri gjuhë (shqip, maqedonishtë e anglishtë) dhe e botoi në një broshurë të veçantë, këtu në Shkup.

Në harkun kohor 1990-2015, këtu në Shkup, mediumet e shkruara dhe ato elektronike në të dy gjuhët, shqip e maqedonisht zhvillojnë një “luftë” pa kompromisë rreth figurës së Nënë Terezës – e cila është simbol i së mirës, dashurisë, humanizimit, si dhe simbol i nënave shqiptare.

Në fushatën tanimë që ka hedhur shtat kundër vlerave dhe trashëgimisë kulturore e historike shqiptare në Maqedoni, përpjekja për xhveshjen nga identiteti shqiptar të Nënës Tereze, paraqet kulmin absurd (të pakuptimtë) të kësaj fushate.

Në fillim ia ndërruan mbiemrin, duke shënuar jo me Bojaxhiu, por Bojaxhieviq. Është interesante që Qeveria kroate pas vitit 1992, ia “dhuroi” Nënës Tereze pasaportën kroate, pra, ende kishte njerëz që vepronin në atë drejtim me një prapavi politike për ta përvetësuar Nënën Tereze, duke u bazuar në atë se Nënë Tereze “dinte më mirë kroatishten se shqipen”.

Më vonë edhe serbët tentuan që ta paraqesin me preadhje serbe Nënë Tereze, por nuk hyjnë më thellë, sepse nuk kishin kurrfarë baze.

Pastaj iu rrekën punës maqedonët me prapavijën e tyre politike për “përvetësimin”e saj. Kohëve të fundit kësaj përpjekje miskine iu bashkangjitën edhe vllehët, ku flamurin e mban Aurel Plasari – një shkrimtar nga Tiranë. Meqë sllavomaqedonët nuk ia dolën, iu shpik një metod e re për ta kontestuar preardhjen e saj pse ishte shqiptare dhe natyrisht duke u munduar që nëpërmjet kësaj figure kaq të madhe të përmirësojnë edhe imazhin e tyre.

Një fushatë absurd vazhdon gjithë këto vite, si ps.h. Në Enciklopedinë e Përgjithshme maqedonases “Mianova”,nën redaktimin e Jovan Pavloskit, botuar në Shkup, 2006, në 4 vëllime, në zërin  kushtuar Nënë Terezës, në faqen 957 shënohet se është “e përkatësisë vllehe”.

Edhe në Enciklopedinë maqedone e botuar më 2009, hartuar nga albanofobi Bllazhe Ristevski,në faqen 187, në zërin kushtuar Gonxha – Agneza Nikolova Bojaxhiu, nga autori Simo Mladenoski, bëhen përpjekje për të mjegulluar origjinën e Nënë Terezes –  e cila është nder, bekim dhe krenari e kombit tonë shqiptar.

Tërë këto vite, nga 1990-2015, përpjekjet e mediumeve të shkruara dhe elektronike në gjuhën maqedonase, si: “Dnevnik”, “Vreme”, Veçer”, “Nova Makedonija”, “Utrinski Vjesnik”, TVM -1, TV – Sitell”, Tv – A1, TV – Kanal 5, TV – Telma, etj, mëdje shoqata e ndryshme maqedonase qeveritare dhe “qytetare”, të cilëve kundrejt origjinës së Nënë Terezes u merrët goja dhe u shteret lapsi kur duhet përmendur preardhja e kësaj bije të madhe të kombit shqiptar.

Përvetësimi dhe falsifikimi i historisë në rastin e  Nënës Tereze dhe poashtu edhe në historinë dhe trashëgiminë kulturore shqiptare mesjetare dhe të asaj në përgjithësi,tërë këto vite nga 1945, është bërë dhe po bëhet me qëllim të vazhdimsisë historike dhe të autoktonisë shqiptare në trevat lindore. Shtetësia e përvetësimit dhe falsifikimit të historisë shqiptare i solli, pra, në pikën ku ata lehtë tentojnë të falsifikojnë edhe atë më të qartën – identitetin e Nënës Terezë. Por, mendësia maqedonase funkcionon sipas metodave primitiviste. Së këndejmi, inagurimi i shtëpisë së Nënës Terezë (Gonxhe Bojaxhiu) sipas shijes maqedonase në një vend tjetër, xhirimi i një filmi me gënjeshtra “Brigjet e Mallit” (Dokumentar) të Stojan Trançevskit në vititn 2008, i cili është kryetar i shoqatës “Skopjankata Majka Tereza, etj, duke i shpërfillur shqiptarët në Maqedoni, me të drejtë ka shkaktuar  polemika dhe reagime të mëdha nga intelektualët dhe shoqatat shqiptare këtu në Maqedoni, të cilët janë të bindur pa përjashtim, se këtë e bëjnë vetëm ata që ndjejnë mungesën e identitetit dhe i futen zanatit të vjedhjes, përvetësimit dhe falsifikimit.

Mediumet e shkruara dhe vizuele në Maqedoni në gjuhën shqipe si: “Flaka, “Lajmi”, “Koha”, Fakti”, “24 orë”, “Arena”, “Koha e Re”, “Zhurnali”, “Lobi”, TV – M – 2”, “TV Kaltrina”, “TV- Era”, “Art  – Kanali” “TV – Koha”, etj. , tërë këto vite e patën shumë të vështirë të veprojnë në njërën anë, po në anën tjetër e patën një përparësi sepse “Nënë Terezë diti me mëshirën dhe bamirësinë e saj të jehojë anekënd botës për t’u dalur zot jo vetëm të varfërve, por edhe të dëshmojë se populli i lashtë shqiptar pati në gjirin e vet dhe dijti t’i jap botës një shenjtore që përhapi anëkënd botës mesazhin e dashurisë dhe mëshirës. Nëse Ajo me veprën e saj e “shenjtëroi” edhe popullin shqiptar si bijë e tij,me siguri se edhe populli shqiptar nuk do të lejojë që askush që ta nëpërkëmbë identitetin dhe origjinën e saj.

Njerëzit e rrallë kanë diçka të veçantë në gjenin e vet, andaj edhe me veprimet e tyre rrezatojnë në të mirë të njerëzimit për së gjalli dhe në të mirë të njerëzimit si shembëllesë pas vdekjes.

Ata,mbi të gjitha, mu për atë madhështi që ua dhuroi zoti, janë frymëzim edhe për të gjitha gjinitë e arteve. Këto fjalë mund të mbështeten bindshëm në personalitetitn e shenjëtores sonë, Gonxhe Bojaxhiut alias Nënës Terezë. Ajo dhe bëmat e saj hynore u bënë frymëzim për poetët e shumtë, shkrimtarëve, studjuesve, artistëve, skulptorëve e piktorëve.

Në vitet ’90 të shekullit të kaluar dhe në këto dy dekada të para të këtij shekulli këtu në Maqedoni, për Nënën Tereze janë krijuar vepra të vogla a të mëdha në lloje e në gjini të ndryshme arti dhe ku gjetën veten shumë poet, publicist, piktor, skulptor e studjues të tjerë, të cilat vepra shtypi i kohës në gjuhën shqipe i ka publikuar dhe përshkruar gjërësisht, si, p.sh.: Kadrije Zejnullahu, “Nëna ime – Nëna Tereze”, 2008; Bashkim Kozelli “Nënë Tereza – ishte Gonxhe (2006); Nuhi Vinca “Të duem laudamus” (Lirikë për Nënë Terezën) 2003; Dr. Lutfi Turkeshi, Eugen Shehu, Puntorije Muça – Ziba; Anton Nikë Berisha “Nëna Tereze në tri shpalime” (2010); Pjetër Përgjoka “Nëna Tereze – frymëzimi për jetën dhe veprën” (2005); Don Pren Kola “Nënë Tereze – në fotografi dhe fjalë”, etj, si dhe Don Dr. Lush Gjergj” “Nona Jonë Tereze” (1990) dhe mbi dhjetë libra të tjera kushtuar Nobelistet shqiptare; Mëndej në fushën e skulpturës Xhelil Rufati; në pikturë Prof. Miftar Memeti, në fushën e muzikës Mr. Selami Kolonja, e shumë të tjerë. Për figurën e Nënës Tereze, shqiptarja me zemër të madhe, me të cilën fillon dashuria për njerëzimin, flitet dhe shkruhet gati në tërë gjuhët e botës këto vite, si me rastin e marrjes së çmimit Nobel për Paqë (1979), në përvjetorin e vdekjes apo në lumturimin e saj.

Edhe në qytetin e Lindjes, këtu në Shkup janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore.

Në vitin 2004,në qytetin e Strugës, Shoqata Bëmirëse Humanitare “Nënë Terezë” në qendër të kasabasë ka ngritur shtatoren e shenjtores shqiptare. Edhe në qytetin e lindjes së saj është ngritur përmendore ku shkruhet me germa cirilike “Skopjankata Majka Tereza” dhe anëve të bustit qëndrojnë emrat e autorëve që e kanë punuar atë. Në kullën feudale është improvizuar një dhomë e cila është emëruar si dhoma e Nënë Terezës, edhe pse ajo kullë nuk ka lidhje me shtëpinë e saj.

Në qendër të qytetit, aty ku ka lindur Nëna Tereze më 26 apo 27 gusht 1910, në rrugën “Kiçina”, Nr. 13, afër qendrës së sotme tregtare, aty ku me të vërtetë ka qenë njëra nga shtëpitë e Kolë Bojaxhiut, shoqata “Skopjakata Majka Tereza”, e ndihmuar financiarisht nga Ministria e Kulturës kanë vënë një Pllakë Përkujtimore ku shkruhet në njëjrën anë maqedonisht “Ovde se Naogjall kuqata na nobeliskata Ganxha Bojaxhiu” dhe në anën tjetër është skalitur teksti në gjuhën angelze. Këtë pllakë përkujtimore, uliganët sllavomaqedonas, këto vite, disa herë e përdhosën dhe e thyen. Nga organet kompetente zyrtare asnjëherë nuk u prononcuan deri ku janë hetimet mbi këto akte vendale. Shqiptarët dhe shoqata joqeveritare shqiptare kanë protestuar zëshëm dhe këto protesta mediumet e shkruara dhe vizuele në gjuhën shqipe gjërësisht i kanë përcjellur. Dhe qëllimi i këtij vendalizmi në fillim të vitit 2015 doli në sipërfaqe, sepse Qeveria e R. Maqedonisë s’heq dorë nga zhdukja e gjurmëve – sepse do të ndërtoi hotel mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezes. Pas dislokimit të shtëpisë së saj në një vend që nuk ka qenë asnjëherë, mbi themelet e shtëpisë së Bojaxhinjve, së pari u parapa të ndërtohet kisha “Shën Elena dhe Konstantini”, më pasë shkallët spanjollet dhe tani së fundi iu dha dritë jeshile ndërtimit të hotelit të stilit barok.

Pra, qendrës së Shkupit do t’i shtohet edhe një hotel i stilit barok, i cili do të ndërtohet  tek shtëpia ku u lind dhe u rrit Gonxhe Bojaxhiu, e njohur në tërë botën si Nënë Tereza, aty ku së pari ishte paraparë që të ndërtohet kisha :Shën Elena dhe Konstantini”; Qyteti i Shkupit, me urdhër të Qeverisë së Maqedonisë, më 19 shkurt 2015, e liroi investorin “Amadeus Development DOOEL” nga 50-të përqindshi për rregullimin e tokës ndërtimore për ndërtimin e “Dy objekteve komerciale për qëllime afariste me hotel, sipas Planit Detal Urbanistik Ringu i Vogël. Sipas planit objekti do të jetë i lartë 16m, ose ndërtesë trikatëshe, plus katin përdhesë. Investitori ka blerë tokë për 1.6 milion euro në vitin 2013. Sektorin civil shqiptar edhe me këtë rast ngriti zërin, por qeveria me avazin e vjetër nuk shqetësohet, sepse i ka vazalët në qeveri të cilëst janë të interesuar për tender e tyre dhe s’çajmë kokën për problemet kombëtare.

“Nënë Tereza është kuotë dhe vlerë globale, po mbi të gjitha është kuotë me vlerë shqiptare, bijë e gjakut dhe e kombit tonë, që po zhvishet sot për lule të marres nga kuotat identitare me qëllim të shpërlarjes së kujtesës sonë historike, me qëllim satanizmit dhe shuarjes sonë në këste si pjesë e kombit shqiptar. Shoqëria civile dhe intelektualët shqiptar ka një mesazh të qartë se një etni apo komb e mbetur pa kuotat e saj është e denjë për nëpërkëmbje dhe për izmeqari të përjetshme, është rajë, është një hiç“.

Më 26 gusht 2015, mbushen plotë 105 vjet nga lindja e Nënës Tereze. Rrjeti global televizivë CNN, këto ditë, si edhe me rastine 100 vjetorit, i kushtoi një reportazh eskluzive kësaj figureje të ndritshme të shek. XX, duke potencuar se “nga ana e Maqedonisë dhe Shqipërisë po zhvillohet një betejë diplomatike për të përvetësuar atë”

Misionarja e shenjtë Nënë Tereza gjithë jetën e saj ia kushtoi njerëzve që vuanin për kujdesin njerëzor. Tek ajo, përkatësia njerëzore dominonte mbi ato etnike dhe jo rastësisht ajo e braktisi vendin e lindjes, Shkupin, për të qenë më afër atyre, që u mungonte ngrohtësia, përkushtimi i devotshëmëria.

Sot, pas 105 vitesh nga lindja e saj, na duket apsurde të luftohet për diçka, që ajo vetë Nënë Tereza, sa ishte gjallë, asnjëherë nuk u angazhua. Ajo ishte shqiptare nga Shkupi, e lindur në rrugën “Koçina”, nr. 13,afër Qendrës së sotme Tregëtare GTC, në të djathtë të lumit Vardar, dhe në moshën 18 vjeçare e braktisi qytetin e lindjes për t’i përkushtuar botës së vuajtur.

Edhe ky jubile, 105 vjetori i lindjes është i rëndësishëm dhe lidhet me një figurë epokale e cili përshkoi më se një shekull, nuk ka se si të mos vështrohet në kontekstin e një atmospfere jotolerante, që po prodhon shoqëri konfliktuoze. Mosdurimi fetar e etnik që po karakterizon shoqërinë aktualeka prekur edhe historiografinë maqedonase e cila fatkeqësisht po shkruhet me motive të politikës së ditës.

Në këtë kontekst na duket absurd edhe përpjekja për ta fshehur ose shtrembëruar origjinën etnike të Nënë Terezës, duke i ndajmbathur asaj atribute gjenealogjike joshqiptare.

Të pretendojsh ta zavendsojsh argumentin historik për nevojat e politikës ditore, ashtu siç vepron historiografia sllavomaqedonase gjatë tërë këtyre viteve, na duket një budallëk me brirë,. Kurora e këti budallëku i është vënë pretendimit falso për origjinën vllehe, a maqedone të Nënës Tereze, por pa spjeguar se si ishte  e mundur një katolik të ishte vllehe a maqedone, kur dihet botërisht se vllehët dhe maqedonët janë orthodoks.

Nga ana tjetër, qytetit i Shkupit nuk ka se si të mos ndjehet i obliguar për ta shënuar këtë jubile, siç është 105 vjetori, aty ku edhe është vendlindja e Nënës Tereze. Por, në asnjë mënyrë nuk guxohet të përzihet vendlindja me ndonjë interpretim tjetër të gabueshëm mbi preardhjen e saj. Askujt nuk i lejohet të arkëtoj ndonjë pikë në këtë çështje,e më së paku atyre që mundohen ta mohojnë origjinën shqiptare të saj, siç bënë Akademia Maqedonase me Enciklopedinë e 2009. Shqiptarët nuk kanë nevojë dhe arësye të luftojnë për ta përvetësuar Nënë Terezën, sepse ajo personalisht në vitin 1995 do të deklarojë: “Me gjak jamë shqiptare, me shtetësi jamë indiane dhe me zemër i përkasë Jezu Krishtit”, Ata (shqiptarët) nuk kanë nevojë të angazhohen për diçka që u takon,që është e tyre dhe na duken me sens të munguar professional edhe tekstet gazetareske, që e quajnë “luftë diplomatike” përvetësimin e Nënë Terezës.

Nëse do të konsiderohej përpjekja për ta përvetësuar me argument të falsifikuara figurën e Nënë Terezës, si “luftë diplomatike:, atëherë shqitparët nuk kanë kurrëfarë nevoje të lëshohen në këtë arenë apsurde (të pakuptimtë), sepse do të tingëllonte qesharake kundërvënia që duhet të dëshmojë diçka që nuk ka nevojë të dëshmohet. Mohuesit, në këtë rast, politika zyrtare maqedonase dhe Akademia e Shkupit kanë arësye të ndihen të shqetësuar, kur argumentet e tyre i rrëzojnë për toke edhe kalamajt.

Nënë Tereza nuk bëri vepra shkencore a letrare, as vepra picture, sculpture, arhitekture a muzike. Kuptimin e jetës ajo nuk e kërkoi dhe nuk e gjeti në spjegimin e jetës – siç bëjnë shkencëtarët e filozofët, as në krijimin dhe në interpretimin e të bukurës – siç bëjnë politikanët dhe shtetarët. Kuptimin e jetës ajo e kërkoi dhe e gjeti në një fushë tjetër. Kuptimin e jetës ajo e kërkoi dhe e gjeti në atë që Papa Gjon Pali i II e quajtu: “NDERIM APSOLUT I CDO KRIJESE NJERËZORE”, Për këtë vepër ajo nuk shkroi gadi asnjë rrjesht, për këtë vepër ajo jetoi. Duke qenë e madhe dhe modeste, në një rast Nënë Tereza shprehet: “E DI SE JEMI NJË PIKË NË OQEANIN E MJERIMIT DHE TË VUAJTJES NJERËZORE;POR NË SE NUK DO TË ISHIM NE KJO PIKË MJERIMI E VUAJTJE DO TË ISHTE EDHE MË E MADHE”.

Bëmirësia e saj, është misioni i shenjë i saj,është sistem shpirtëror dhe etik, është filozofi e saj jetësore.

Në emrin e këtij misioni ajo themeloi rendin e Motrave Bëmirësisë. Me motrat e këti rendi, ajo i dha domethënie të re, moralisht të re, mëshirës dhe bëmirësisë, e cila nuk ishte bëmirësi e foltoreve, e librave apo e ideologjive. Kjo ishte bamirësi e një preardhjeje më të lartë, sepse ishte bëmirësi e motiveve më të thella e më të larta e të dlira njerëzore, pra kjo ishte bëmirësia e zemrës së madhe e të pastër.

Nënë Tereze ua kushtoi jetën atyre që nuk e kishin bukën dhe nuk e kanë sofrën, dhe atyre që nuk e kanë kulmin mbi kokë; dhe atyre që janë bratisur prej më të dashurve; atyre që vuajn prej sëmundjeve mendore; atyre të cilëve pa fain e tyre janë goditur prej të këqijave që i sjellë natyra… Ajo ua fali jetën, me përulësinë më të shejtë, të varfërve, të braktisurve, të harruarve, të përvuajturve – me një fjalë ua fali jetën dhembjemëdhenjëve më tragjikë të kësaj bote. Pra  kështu, Nënë Tereze e kaloi jetën siç mund të pranojnë vetëm më të paktit dhe më të merituarit për nderim duke sjellë ngushllime atje ku sundonte dhembja, duke fshirë lot atje ku qahej, duke fshirë plagë atje ku plagët kullonin pa ndërprerë gjak,duke shtruar bukë atje ku sofra ishin të zbrasta, duke sjellë shpresë atje ku dëshpërimi dhe pikëllimi ishin bërë shprehje e vetme….

Të shërbejsh të varfërit – thoshte – domethënë të shërbejsh jetën. Ajo bëri shtëpi bëmirësie në qytete të ndryshme të botës – prej Kalkutës së varfër e deri në Nju Jorkun e pasur. Ajo bëri shtëpi në të cilat iu zgjat jetën atyre që betejën për jetë e kishin humbur. Ajo bëri shtëpi ku do të vdesin ata që ishin në pragun e vdekjes. Dhe kështu, atyre që do të vdisnin në rrugë e nën ura, ajo u bëri të mundshme të vdisnin me kulm mbi kokë, siç duhet të vdisnin krijesat njerëzore. Ajo bëri shtëpi për fëmijët jetim. Dhe, kështu ua fali të drejtën e dashurisë atyre që ishin të denuar të rriten pa dashuri.

Puna bamirëse e Nënë Terezë ishte domethënëse jo vetëm për ata që e gëzuan këtë bamirësi, por edhe për botën në përgjithësi. Bëmirësia e saj ishte ngushëllim për dhembje mëdhenjtë, por bamirësia e saj ishte njëherit edhe qortim për të gjithë të tjerët,që varfërinë dhe dhembjet e të braktisurve i shikonin paanshëm. Siç u tha me vepritmarinë e saj bëmirëse, Nënë Tereze ia zbuloi botës faqen e padrejtësive, të cenimeve e të dhembjeve që e rrezikojnë edhe faqen e saj të gëzueshme. Ajo ia zbuloi botës padrejtësitë e mëdha që përmbajnë dallimet mes kastave dhe shtresave. Dhe, në këtë mënyrë, e bëri botën më të vetëdishme për rrezikun që për njerëzimin përfaqëson ruajtja e ndarjeve të tilla klasike.

Nënë Tereze ia tregoi botës edhe padrejtësinë që shkakton ndarja e pa barabartë e pasurive mes shteteve, popujve dhe kontinenteve. Dhe në këtë mënyrë e bëri botën më të vetëdishme edhe për tronditjet që një ndarje e tillë e padrejtë mund t’i sjellë njerëzimit.

Për tërë këto që u përmendën edhe për shumë e shumë gjëra të tjera. Bota sotë po e nderon Nënë Terezen, si misionare të paqës, bamirëse dhe harmonisë në botë. Paqes botërore ajo, vërtet, i kontriboi në një mënyrë rishtaz të jashtëzakonshme. Ajo nuk e frymëzoi paqën me marrëveshtje politike por me marrëveshtjen e zemrave të njerëzve. Duke u kujdesur për të varfërit, të harruarit, të përvuajturit, të përulurit, Nënë Tereze mundi dëshpërimin, pikëllimin dhe pezmatimin e tyre të vetëkuptueshëm. Duke ua këthyer shpresën atyre që shpresën e kishin humbur dhe duke ua këthyer dinjitetin atyre që ndjeheshin të përulur e të fyer, ajo në të vërtetë i shtoi mundesitë e pajtimit e të marrëveshtjeve në botë. Më në fund, duke e pakësuar sasinë e të këqiave, ajo i shtoi sasinë e të mirave në jetë. Është e kuptueshme, prandaj pse për të pas vdekjes nga goja e shum shtetarëve politikanëve, artistëve e tjera u shqiptuan fjalë miradie e me peshë të madhe:

“Ajo është paqa në botë “  – De Kuelar;

“Nënë Tereze ishte grua që i dha formë historisë të këtij shekulli” – Papa GJon Pali i II;

“Heroinë e kohrave tona”  – Ronald Regan;

“Shëruese e madhe e plagëve të skamnorëve” – Akademik Idriz Ajeti;

“Arkitetkte e pallatit të dashurisë njerëzore” – Akademik Pajazit Nushi;

“Me vdekjen e Nënë Tereze Bota mbeti me më pak dritë” – Zhak Shirak (Francë);

“Bota tani është më e varfër” – Gudjar;

“Nënë Tereza – ikonë e mbarë planetit” – Ismail Kadare”;

“Ajo preku zemrat e miliona njerëzve. Me vdkejn e Nënë Tereze bota ka humbur një nga gjigantët e ditëve tona… “ – Bill Klinton (SH.B.A).

“Humbje për paqën botërore” – Nelson Mandela.

“Dashuria tërheqëse – Nëna jonë Tereze – Bibliografia më i shquar i Nënës Terezë” – Don Lush Gjergji.

“Humbja e madhe për popullin shqiptar dhe për gjithë botën” – Imzot Sopi;

“Nëna e mirësis së botës” – Heroinë më e madhe e shekulit – Akademik Qosja.

Është e rëndësishme pse bota u tregua e vetëdishme për madhërinë e punës dhe të botëkuptimit të Nënë Tereze. Është e rëndësishme dhe e kuptueshme pse bota i shprehu njohje të jashtëzakonshme kësaj pune, duke e shpërblyer me çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si: Dhurata e Paqës Gjoni XXIII më 1971, Xhon Kenedi 1971, Nehru më 1972, Nëna univerzale më 1974, Cimimi Nobel për Paq më 1979, Medalja Presidanciale e Lirisë e SHBA-së më 1985, Medalja e Artë e Kongresit Amerikanë më 1979 e tjera.

Ne, vëllezërit e saj më vonë se të tjerët u bëmë të vetëdishëm për rëndësinë e vepres së saj bamirëse gjithënjerëzore. Përkushtimi që ndaj saj i treguan poetët, piktorët dhe skulptorët tanë, duke e amshuar në veprat e tyre, nuk na shfajsojnë pse aq shumë e vonuam shprehjen e mirënjohjes për të gjitha ato që kjo Mbretëreshë e bëmirësisë bëri edhe për popullin e vetë në botë. Në vitin 1997 Kardinali i Hungarisë u shpreh: “Nuk mund të jetë popull i vogël – ai që i dhuron një NËNË KAQ TË MADHE”.

Në fund jam i bindur se do të pajtohemi në qoftëse them se fjala për Nënë Tereze nuk është e nevojshme të përfundojë me shprehjen e zakonshme “LAVDI PASTË EMRI I SAJ, sepse lavdia e saj, edhe për të gjallë mbetet e përjetshme – pra e pavdekshme.

Lavdi e saj është lavdi botërore.

Për këtë arsye, emri i saj do të ndriçojë me dritën e yllit më të shkëlqyer ndër yjet e Shqipërisë…

Mesazhi i saj: PA DASHUR  E FLIJIM – JETA SKA KUPTIM” – është mjaftë kuptimplote!

Gjasat për shenjtërimin e Nënës Terezë nga ana e Selisë së Shenjtë e prêt me padurim e tërë bota, dhe jo vetëm ajo e krishterë, por të gjithë njerëzit humanë, të gjithë ata që kanë virtyte njerëzore dhe që kanë mbetur të mahnitur dhe të frymëzuar nga vepra e saj, që shënoi jo vetëm epokën e jetës dhe veprimtarisë së saj, por edhe tërë historisë e njerëzimit.

Dhe gjasat janë reale. Sipas paralajmërimeve që procedurat e Vatikanit të përfundojnë së shpejti dhe ajo formalisht të shpallet shenjtore me 5 shtator të vitit 2016. Është kjo ditë kur mbushen 19 vjet nga vdekja e Nënës Tereze, e që për nderë të saj është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë.

Shenjtërimi i saj është lavdi botërore edhe për popullin shqiptar nga gjiri i popullit që e lindi këtë ëngjëlleshë mirësie e dashurie.

Lajme të ngjashme

Back to top button