Gruevski: Zaev kërcënohet për ta mbajtur moralin e partisë

Kërcënimet nga lideri i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev me kallëzim penal janë pjesë e folklorit për ngritjen e moralit në anëtarësinë e tij, thotë kryeministri Nikolla Gruevski në komentin e tij ndaj deklaratës së Zaev se pasi të emërohet prokurori special do t’i ngrit kallëzimet penale.

“Kjo është pjesë e folklorit të Zaevit i cili periudhën e kaluar ka detyrë të vështirë për ta mbajtur moralin në anëtarësinë e tij. Siç e dini, në të kaluarën thoshte se për 3 ditë do të bie qeveria. Më pas e ndërroi deklaratën dhe tha që jo për 3, por për 30 ditë do të bie Qeveria, pastaj për 45 ditë, pastaj për 60 ditë e kështu me radhë. Në ndërkohë, asgjë nga kjo nuk u realizua. Tani pasi dolën shumë hetime vendore dhe ndërkombëtare të mendimit publik dhe vlerësime të institucioneve relevante për atë se si është disponimi tek qytetarët për zgjedhjet e ardhshme, u pa se do t’i jepet besimi partisë së VMRO DPMNE-së”.

Siç tha Gruevski, Zaevit i nevojitet një tregim tjetër për ta mbajtur anëtarësinë e tij me shpresë e kjo është se do të ketë arrestime, se do të ketë aktakuza dhe se në këtë mënyrë LSDM do të ketë ndonjë shans.

“Njeriu disi duhet të gjendet, diçka duhet t’ju thotë njerëzve që të luftojnë, se ka ndonjë mundësi që të fitoj gjegjësisht ta fitoj shumicën e votave të tyre. Kështu që, kjo është  folklor për mbajtjen e atmosferës në partinë e tij. Le të vazhdoj kështu ndërsa ne do të vazhdojmë me projekte, me përmbushjen e programit tonë dhe ndihmën ndaj qytetarëve dhe popullit” tha kryeministri Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button