Për ty është, o kryeminister

Po po, në majë të hundës më ka ardhur, tek shoh sesi një grup njerëzish e trjaton si prostitutë, Vendin Tim,Vendin Tonë… Më kanë ardhur në majë të hundës nga Gruevskat dhe shpura e tij e horrave e fryma me të cilën ata ushqejnë këtë sistem të ndyrë materialisto-vulgar, fryma me të cilën ata qeverisin Vendin Tim, Vendin Tonë… Koka avull më nxjerr nga xhindosja, kur perceptoj masakrën që i bëhet për çdo ditë vlerës, demokracisë, shtetit të së drejtës… Masakrën që i bëhet prej mendësisë së bajgave, antivlerës e antishtetit që ai dhe regjimi i tij përfaqëson… Më ka ardhur në majë të hundës ky farë pakurrizori, që brenda natës ndryshon ngjyrë dhe  na u shndërruaka në flamur të demokracisë e lirisë… Po ç’ne ti more?! Ç’demokraci leshi na tregon ti more?! Ç’lidhje ke ti me demokracinë, lirinë, vlerën?! Ti, që u ngjize në mitrën e zezë të dreqit! Ti, që ishe ndër kurvat e preferuara të këtij dreqi! Ti, që për çdo ditë manifeston mishërimin e hipokrizisë njerëzore, mishërimin e antivlerës, e vetë dreqit… Ti, që duke shfrytëzuar forcat e errëta të këtij vendi, ke kapur prej fyti këtë shtet e sillesh sikur të jesh në sarajet e tua ku mund të bësh ç’të duash, kur ta duash e si ta duash… Ti, që me metodat e tua prej merimange, ke arritur të injektosh frikë në vatrat e gjithësecilit prej nesh, duke i lëshuar fijet e tua gjithandej, për të pritur më pas, veshëngritur dridhjen më të vogël… Ti, që gjithë energjinë e qënies tënde, e ke vënë në shkatërrim të demokracisë, vlerës, të këtij Vendi, Vendit Tim, Vendit Tonë… Ti, që ke 10 vjet që e përdhunon papushim këtë vend e nuk di të ndalesh… Po ç’kërkon më xhanëm?! Nuk u ngope?! Ia ke shqyer tashmë çdo cipë këtij vendi dhe demokracisë së tij, të cilën e kurvërove ende pa  e zhvirgjëruar… Më thuaj, ç’kërkon të bësh më?! Misioni yt u krye, është kryer me kohë… E vodhe, e sakatove, e vrave, e MASAKROVE, këtë popull, , për çdo ditë, saqë deshe, siç deshe dhe  kur deshe… Ç’kërkon t’i bësh më ?! Ç’ka ngelur më për t’i bërë?! Më thuaj, pra?! Ç’ka ngelur më për t’i bërë?! A nuk është e qartë?! Misioni yt u krye , është kryer me kohë…!

Ndoshta, shumëkush nga ju që po më lexoni në këto momente, gjëja e parë që do t’u shkojë ndër mend, është se në këtë shkrim s’po ndjek arsyen, gjykimin e ftohtë, etikën, se po tregohem emocional, plot mllef. E unë do t’ju them që po, ka një të vërtetë këtu. E vërteta është, që më KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS, me plotë gojën. E vërteta është, që nuk mundem më të duroj mbi krye një shtet, një regjim, i cili nuk më përfaqëson, të cilit nuk i bëhet fare vonë se jam gjallë apo kam vdekur, se marr frymë apo jo… Një shtet, i cili kontribuon çdo ditë në mjerimin shpirtëror e material të këtij populli, në funksion të fryrjes materiale e varfërimit shpirtëor të gupit kriminal që e ka kapur… Një shtet, që vret çdo ditë shpresën tek mijëra të rinj, që dredh çdo ditë mijëra të rinjë … Një shtet që ka humbur çdo lloj legjitimiteti moral apo juridik, për të vazhduar të qeverisë… Ky shtet, i cili si detyrim parësor kushtetues e moral, ka mbrojtjen tonë, të jetës, shëndetit, pronës, të drejtave e lirive tona, jo vetëm që nuk e bën këtë, por edhe kur ne ngrihemi të protestojmë, të realizojmë të drejtën tonë kushtetuese, ai na VRET… Ky shtet, frerët e të cilit ndodhen në duart e pakurrizorit antik  dhe të besuarve të tij pa ngjyrë, pa din e pa iman…

Prandaj, pra, i shkruaj këto shkronja me ndërgjegje të plotë, sepse e di që jam plotësisht i legjitimuar moralisht. Sepse, kam kohë që duroj mbi kurriz, peshën e rëndë të këtij regjimi të ndyrë… Sepse o njerëz, megjithëse shpesh mund të harroni, jetojmë në një vend, që të paktën juridikisht është ende i lirë… Sepse o njerëz, iu takon juve dhe vetëm juve, e drejta për të vendosur mbi veten tuaj, askujt tjetër, aq më pak një grupi kriminelësh që sillen si shtetarë…

Lajme të ngjashme

Back to top button