Zabrçanec tregon arsyet pse do të largohen nga koalicioni me LSDM-në

Pas lajmit të publikuar për prishjen e koalicionit Qytetarët për Maqedoninë për Maktel është prononcuar drejtori ekzekutiv i Forumit Arsimor për të rij dhe lider i koalicionit të Organizatave Joqeveritare duke pohuar të thënat për prishje të koalicionit.

Sipas tij LSDM tani më duhet të funksionojë si parti politike sepse tani futet në Kuvend dhe Qeveri, ndërsa puna e tyre (OJQ-ve) është që ti vëzhgojnë institucionet.

“Informacioni është i saktë edhe pse ende nuk është zyrtar, qëndrimi im personal është se ky është një hap i pritur dhe është në pajtueshmëri me bisedat e deritanishme të organizatave dhe me vet LSDM-në. LSDM-ja nga 1 shtatori hyn në Kuvend ndërsa në tetor në Qeveri, që do të thotë ato do ti përkushtohen marrëveshjes së Przhinos dhe luftës institucionale, ndërsa OJQ-të do të përkushtohen në vëzhgimin e zbatimit të marrëveshjes së Przhinos. Që të mund këtë gjë ta bëjnë në mënyrë të drejtë atëherë OJQ-të do të duhet të distancohen nga koalicioni dhe puna  që do të bëjë LSDM-ja. Tani LSDM do të merret me aktivitete partiake ndërsa puna jonë është të dalim në teren”, tha Zabrçanec

Lajme të ngjashme

Back to top button