Uragani Erika lë 20 të vdekur në ishullin Domenika (Video)

Uragani tropik Erika, që goditi përreth Karaibeve ka mbytur të paktën 20 persona në ishullin Domenika, derisa shumë të tjerë ende mbesin të zhdukur, raporton BBC.
Erika e ka goditur Domenikan, në pjesën lindore të Karaibeve, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme që e kanë kthyer vendin 20 vjet prapa, ka thënë kryeministri i vendit, Roosevelt Skerrit, transmeton Klan Kosova.

Skerrit, në një adresim të tij për popullin e ishullit të goditur, të premten mbrëma, tha se me qindra shtëpi, ura e rrugë janë shkatërruar tërësisht.

Nga uragani janë të rrezikuara edhe vendet si Haiti e Republika Dominikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button