Ku e kam lënë çantën?! Librat i kemi shndërruar në rrjete sociale !

Ditën e martë do të fillon procesi edukativo – arsimor në vendin tonë, ku për dallim nga vendet tjera të botës ku të gjithë nxënësit, profesorët e presin me padurim fillimin e hapjes së vatrave të diturisë, tek ne ndodhë e kundërta, ku hapja e vatrave mirpritet me ofshama të ndryshme, me pregatitje të gënjeshtrave se çfarë libra kam lexuar gjatë 3 muajve si dhe nxjerrjen prej situatës së palakmuar.

Në shkollë të gjithë me vete duhet ta posedojnë ndonjë çantë për të futur brenda libra, fletore, lapsa si dhe gjërat tjera të nevojshme. Tek ne këto gjëra që i ceka më sipër fatmirësisht i gjejmë tek çdo nxënës, ndërsa tek ”më të dalluarit” i hasim gjërat që nuk duhet ti posedon thuajse asnjë rrugaç apo rrugaçe ku si më të shpeshta janë: makijazhet e vajzave si dhe rrobat e tyre, e në rast të ndonjë kontrolle në shkollë këto gjëra i hasë tek ato e tek djemt nuk gjejmë dotë asgjë pasi disa prej tyre shkojnë si zotëri pa çanta fare.

Çantat ne si nxënës dhe studenta duhet ti bëjmë gati, po vallë ku kanë ngelur ?, pasi që nga dita që kemi hyrë në pushim i kemi hudhur nëpër dhoma e tash nuk e dimë se ku i kemi lënë ato. Ndoshta ato që ne i mbartim mbi supe e që kanë dituri të ndryshme prej librave i kemi bërë vend strehime për minjë duke ua bërë atyre hotele me 5 yje si dhe në rast të mungesës së ushqimit i kan pasur çantat tona.

Problem ndoshta shumë i madhë nuk blerja e një çante të humbur edhe pse ato duhet të ruhen aq mirë sa librat që duhet ti kushtojmë kujdes të veçantë. Librat i ceka unë o bo bo për Zotin e madhë nuk e di ku i kam, më kujtohet vetëm se kanë qenë libra aq mirë të ruajtura saqë një nxënës me sukses të shkëlqyer nuk i ka ruajtur sa unë pasi ai gjatë tërë vitit ka mësuar nga to e unë nga frika e grisjes së tyre si kam hapë fare e tash nuk e kam problem dorzimin e tyre pasi janë të reja.

Në çdo bised të nxënësve si dhe të përdoruesve të rrjeteve sociale e kemi një fjali të përbashkët: ,, Vallahi këtë që po e tregon ti e kam lexu në x faqen në facebook, apo a e ndëgjove çfarë kishte ndodhë në x vendin se e lexova në instagram apo në rrjetet tjera të ndryshme”.

Kjo dukuri vlen edhe sa ju përket librave, nëse librat do të jenë në rrjete sociale të botuara ndoshta do kishin më tepër shitje se sa që i botojnë shkrimtarët me mundin dhe djersën e tyre. Fatkeqësisht ne si rini po edhe të moshuarit jetën jemi duke ia kushtu rrjeteve sociale, jemi duke vepruar sa për të na parë të tjerët se gjoja kush jemi e veprat tona flasin për mjerim të pa përshkruar.

Nxënës të dashur si dhe të gjithë që e duam librin dhe çantën të kemi kujdes se çfarë jemi duke bërë se vetëm me dëfrime, me bredhje posht e lartë, suksesi, lumturia, pasuri si dhe më e rëndësishmja shëndeti nuk fitohen duke u bërë të mvarur nga rrjetet sociale, e as nga të jetuarit për të tjerët, por nëse arrin diçka të lartë në ndonjë sferë pamarrë parasysh se cilës lëmi i takon e bënë krenar vendin si dhe kombin tënd Shqiptar të cilës i përkasim, edhe unë edhe ju të dashur njerëz që e duani dijen, ju që mezi e prisni të fillon mësimi ju që librat nuk i zëvendësoni kurrë me rrjete soiciale ku libri mbetet gjithmon LIBËR ai kurrë nuk shëndrrohet në asgjë e ne nga konsumimi i tij mundemi ta shëndrrojmë botën dhe kombin tonë Shqiptar ashtu siç çdo kush kërkon bashkim të trojeve Shqiptare si dhe intelektual me renome botërore ku urojë të ardhmen të bëhemi edhe ne.

 

(Autori është student në Fakultetin për Media dhe publicistikë, në Eskisheher, Turqi)

Lajme të ngjashme

Back to top button