Shqipëria në sytë e The New York Times

Gazeta prestigjoze amerikane “The New York Times” i kushton një reportazh të gjatë kryeqytetit shqiptar. Nën titullin “Tirana, e lirë nga e shkuara komuniste, është një qytet i transformuar”, NYT evidenton ndryshimet që kanë ndodhur në metropolin shqiptar.

Gazetari Alex Cravar përshkruan me detaje të gjitha lëvizjet e tij në Tiranë. Në pjesën e parë të reportazhit flitet për transformimin e Tiranës nën qeverisjen e ish-kryebashkiakut Edi Rama. Me këtë të fundit, gazetari i NYT është takuar dhe ka biseduar për transformimin e kryeqyteteti shqiptar në vitet 2000.

Pjesën më të madhë në rrëfimin e Ramës e zë pikërisht pjesa e lyerjes së fasadave me bojëra të ndryshme, që siç shpjegon Rama, i bëri njerëzit më të sigurt, pasi filluan të hiqnin grilat e dyqaneve dhe nga ana tjetër i nxiti ata të paguanin taksat. Në vijim të reportazhit evidentohen disa nga objektet kryesore të Tiranës si Xhamia e Ethem Beut, Kisha Ortodokse, Muzeu Kombëtar, Pallati i Kulturës etj me radhë.

Pjesa e dytë e reportazhit është e fokusuar në vizitat e gazetarit në disa prej bareve dhe restoranteve të njohura të kryeqytetit, kryesisht në zonën e ish-Bllokut. Ai përshkruan me detaje ndjesitë dhe bisedat me njerëzit. Në vijim të kureshtjes së tij për të zbuluar më shumë nga Tirana e vitit 2015, Alex Cravar shkon në periferi të Tiranës te “Uka Farm”, një oaz i vërtetë kur rriten rrushi, ullinjtë, qershitë, bishtajat, mollët, domatet, shegët, kumbullat e kivi.

Aty gazetari takohet me 30-vjeçarin Flori Uka, i cili administron këtë biznes familjar. Uka njëkohësisht është edhe prodhues vere. Të gjitha frutat që rriten në fermën e familjes së tij, përfundojnë më pas në gotë, shkruan gazetari i New York Times.

“Gjej ushqim të freskët dhe gatuaje thjesht”, i tregon 30-vjeçari Flori Uka gazetarit të The New York Times, teksa së bashku trokasin gotat me verë.

Reportazhi mbyllet me fjalët e kryeministrit Rama, i cili i pati thënë gazetarit se fillimisht të huajt hezitojnë të vizitojnë Shqipërinë për shkak të perceptimit apo stereotipeve të krijuara, por kur ata vendosin të ndërmarrin një aventurë në vendin tonë, gjithmonë duan të kthehen sërish këtu. (Marrë me shkurtime nga The New York Times) /Lapsi.al/

30ALBANIA7-articleLarge

Lajme të ngjashme

Back to top button