Kusari-Lila: Provokuan pelegrinët serbë

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në një deklaratë dhënë për televizionin serb Tanjug, ka thënë se pelegrinët serbë që erdhën për vizitë në Gjakovë, me deklaratat e tyre politike kishin provokuar qytetarët.

Ajo ka thënë se Gjakova është e gatshme që t’i pranojë ata, por vetëm nëse vijnë për vizitë fetare.

“Ne kemi qenë çdo herë të gatshëm t’i pranojmë pelegrinët, por pa bërë ata provokime dhe deklarata politike. Neve na kanë thënë sot se do të kemi vizitë të karakterit fetar, vizitorë të cilët kanë qenë qytetarë të Gjakovës dhe qyteteve tjera”.

“Na thanë se nuk do të ketë deklarata politike dhe se gjithçka do të shkojë në rregull”.

“Kjo komunë ka vuajtur shumë gjatë luftës dhe kjo duhet respektuar. Ne dimë t’i presim Pelegrinët po për çështje fetare por jo edhe për gjëra të tjera”, njofton Klan Kosova.

“Do ta respektojmë ligjin. Ne kemi vuajtur shumë. Kemi njerëz të vrarë dhe shumë të zhdukur, por kjo është e rëndë. Mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk jemi të gatshëm t’i pranojmë pelegrinët”.

Lajme të ngjashme

Back to top button