LR-PDSH: Gjykata po na vonon regjistrimin e partisë

Lëvizja për Reforma në PDSH, përmes një reagimi me shkrim është ankuar se Gjykata Themelore-Tetovë, po e vonon regjistrimin e lëvizjes si parti politike.

Ja reagimi i plotë:

“Njoftojmë opinionin publik se sot Lëvizja për reforma PDSH pret vendimin e Gjykatës themelore në Tetovë lidhur me regjistrimin e partisë. Gjatë gjithë kohës që kemi mbledhur dokumentacionin e nevojshëm për rregjistrim, kemi qenë të shantazuar në lidhje me kushtet që duhet ti plotësojmë për rregjistrim.

Konsiderojmë që nuk jemi subjekti i vetëm që rregjistrohemi në Maqedoni që të hasim në kaq shumë pengesa. Përpara nesh janë rregjistruar edhe qindra subjekte të tjera.

Edhe pse kemi mbledhur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim, në korridoret e kësaj Gjykate në vazhdimësi na është bërë e ditur që nuk mund ta rregjistrojmë këtë parti, sepse  qenka e “rrezikshme” dhe lufton kundër këtij sistemi.

Dita e sotshme do të sprovojë demokracinë dhe funksionimin e Gjyqësisë në Maqedoni. Epilogu do të dëshmojë se a funksionojnë Gjykatat në mënyrë të pavarur apo janë nën shërbim të pushtetit dhe të politikanëve të shitur që shpresat për mbijetesë politike i kanë drejtuar tek telefonatat dhe shantazhet ndaj gjykatësve”, qëndron në reagimin e LR-PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button