Bisedimet në Samitin e Vjenës: Bashkëpunim rajonal, liri për mediat dhe vende të reja të punës

Në “Samitin e Vjenës”, sot delegatët e shoqërisë civile ua kanë prezantuar liderëve politikë të vendeve pjesëmarrëse propozimet e veta konkrete. Në këtë mënyrë janë shprehur qëllimet dhe rekomandimet në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm të shoqërisë civile, në realizimin e të cilave do të veprohet deri në samitin e ardhshëm të muaji gusht në vitin 2016. Rekomandimet e përmendura janë rezultat i tri punëtorive përgatitore të organizatave të shoqërisë civile të cilat u mbajtën në maj dhe qershor në Tiranë, Beograd dhe Sarajevë.

Në këtë samit mes tjerash u bisedua për forcimin dhe bashkëpunimi rajonal, për zhvillimin ekonomik në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës, në mënyrë që të përshpejtohet procesi drejt integrimeve në BE.

Pika tjetër që pjesëmarrësit e samitit u ndalën për të diskutuar ishte, liria e mediave dhe largimi i ndikimit të shtetit. “Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të transmetuesve publik duhet të jetë transparente, jo-partiak dhe i bazuar në standardet profesionale,  e metodat e punës së këtyre organeve duhen të jenë transparente”, thuhet në komunikatën për shtyp të “Samitit të Vjenës”.

Krijimi i  vendeve të punës dhe perspektiva zhvillimore në treg të përbashkët të punës, ishte pika e tretë që u bisedua në këtë samit. “Në vend të zhvillimit të aktiviteteve komerciale, theksi duhet të jetë në mbështetjen e shkallës së lartë të prodhimit dhe aktiviteteve prodhuese me vlerë të shtuar, si dhe integrimin e tyre në zinxhirin e furnizimit brenda BE-së, duke marrë parasysh strukturën ekonomike të bazuar në forma “nano”, të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, thuhet në komunikatën për shtyp të “Samitit të Vjenës”.
Samiti i Vjenës 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button