Mediumet temë bisede e grupeve të punës më 2 shtator

Reformat në mediume prej 2 shtatorit do të gjenden në tryezën e bisedimeve të grupeve të punës të përbëra nga përfaqësues të katër partive politike që firmosën marrëveshjen e “Përzhinos”, shkruan “Vest”, duke u thirrur në të dhënat jozyrtare nga burimet e saja.

Sipas informacioneve të “Vest” në bisedimet për reforma në hapësirën mediatike do të përfshihen edhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), OJQ, shoqata sindikale dhe gazetarë.

Bisedimet do të zhvillohen me ndihmën e ekspertit belg, Piter van Hojte i cili tani për tani po ndërmjetëson në bisedimet mes partive politike.

Pika kryesore do të jenë ndryshimet që duhet bërë në radio- televizionin maqedonas (RTVM) dhe Agjencinë për shërbime audio dhe audio vizuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button