Kriza e refugjatëve në Ballkan, nuk ka të përfunduar

Një nga temat e cila po mbanë në këmbë axhendën ndërkombëtare, është ajo e problemit të refugjatëve që duke synuar të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian përdorin vendet e Ballkanit si tranzit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë që në Maqedoni dhe Serbi vend këto që përdoren si korridor për ikjen e refugjatëve të ardhur nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme, vitin e fundit janë shtuar rastet ndjeshëm. Ndërkohë ndërtimi i një pengese me gjemba nga Hungaria në kufirin me Serbinë thelloi më tej krizën e refugjatëve në Serbi dhe Maqedoni.

– Ligji i azilit ndryshoi-

Ndërkohë rritja e numrit të refugjatëve të cilët me çdo kusht dhe duke marrë parasysh edhe vdekjen mundohen të ndërmarrin këtë udhëtim të shpresës për të arritur në vendet të cilët synojnë, ato të BE-së, shtyu Maqedoninë të bëjë ndryshime në ligjin për azilkërkuesit. Ligji i ri i cili u miratua më 18 qershor nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë njeh të drejtën azilantëve të përdorin mjetet e transportit në këtë vend për një periudhë kohë prej 72 orësh duke iu njohur kështu edhe të drejtën e qëndrimit për këtë distancë kohore.

Refugjatët të cilët më parë vijnë në Greqi kalojnë në Maqedoni, ku për të udhëtuar drejt kufirit të Serbisë përdorin linjën hekurudhore dhe si rrjedhojë pothuajse kanë ngritur kamp në qytetin ku ndodhet stacioni i parë i trenit, në Gjevgjeli. Ardhja e refugjatëve të cilët duan të kalojnë më çdo kusht drejt BE-së përpara se Hungaria të ngre pengesën me tela me gjemba në kufirin me Serbinë javët e fundit ka arritur kulmin. Ndërkohë organizatat joqeveritare të cilat merren me ndihmën ndaj refugjatëve theksojnë se ndërkohë që para muajit gusht numri i refugjatëve të cilët hynin në Maqedoni shkonte në 600 – 700, gjatë muajit gusht ka shkuar deri në 2 mijë në ditë.

Ndërkohë në qytetin kufitarë në jug të Maqedonisë refugjatë të cilët hyjnë në grupe të vogla në vend pas procedurave dhe pajisjeve me dokumentacionin përkatës i vihen menjëherë rrugës për të arritur sa më parë në kufirin me Serbinë, Tabanovcë.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka deklaruar se pas ndryshimit të ligjit deri më tani 44 mijë e 414 persona kanë hyrë në Republikën e Maqedonisë dhe se 33 mijë e 461 prej tyre janë sirianë. Nga ana tjetër autoritetet maqedonase thonë se 47 persona kanë aplikuar për azil me kohë të zgjatur nga të cilët 34 prej tyre janë sirianë.

-Gjendja në Serbi-

Refugjatët të cilët hyjnë në Maqedoni në kufirin jugorë, në Gjevgjeli nga këtu me tren, autobusë dhe mjete të tjera transporti udhëtojnë për në kufirin me Serbinë, Tabanovcë dhe më pas duke kaluar kufirin udhëtojnë për mes Bujanovcit dhe Nishit në Beograd nga ku më pas në kufirin hungarez të këtij shteti, Suboticë.

Në kryeqytetin serb, Beograd për shkak të numrit të lartë të tyre kanë mbushur rrugët dhe parqet dhe i kanë kthyer ato në kampe qëndrimi. Në Serbi për shkak të pranisë së një numri të vogël të qendrave të pranimit të refugjatëve këta të fundit detyrohen të ngrenë çadra në parqe, rrugë dhe vende të tjera. Ndërkohë refugjatët “rrinë në këmbë” me ndihmat e qytetarëve dhe organizatave joqeveritare.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi fund javën e shkuar se mbi 10 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin e Maqedonisë drejt Serbisë dhe se qeveria e tij ka vendosur të ndërtojë dy kampe qëndrimi për refugjatët. Një në Preshevë dhe një në Beograd.

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka deklaruar se që nga 1 janari deri më 24 gusht të vitit 2015 rreth 94 mijë persona kanë aplikuar për azil. Ndërkohë theksohet se vitin e kaluar ky numër ishte 16 mijë e 500 persona.

Refugjatët të cilët marrin të drejtë për qëndrim azili në Serbi 72 orë kanë mundësinë të rrinë në qendra të ndryshme pritjeje për azilantët në vend.

-Hungaria po ngre një murë-pritë me gjemba-

Hungaria e cila kërkon të pengojë valën e refugjatëve të shumtë të cilët kalojnë nga Serbia më 17 qershor filloi të ngrejë një murë pengesë me gjemba në kufirin e saj me Serbinë.

Ndërkohë zyrtarët hungarez kishin theksuar se pengesa me gjemba do të ishte tre metra e lartë dhe rreth 175 kilometra e gjatë. Nga ana tjetër zyrtarët thonë se ky vend po përgatit ngritjen e forcave për mbrojtjen e kufirit pranë policisë së shtetit.

Ndërkohë që në vitin 2012 në Hungari kërkuan rreth 2 mijë persona të drejtë azili, në vitin 2015 numri i azilkërkuesve ka arritur në 110 mijë. Thuhet se kjo shifër deri në fund të këtij viti mund të arrijë në 300 mijë.

-Refugjatët mund të ndryshojnë rrugë-

Refugjatët e ardhur nga Afrika Veriore, Lindja e Mesme apo vende të tjera problematike si Afganistani të cilët momentalisht përdorin korridorin Greqi – Maqedoni – Serbi – Hungari mund të ndryshojnë rrugën e tyre duke përdorur alternativa për të arritur në vendet e BE-së.

Në ditën në vazhdim mund të ketë një ndryshim rruge dhe mund të hapen korridore të tjera si Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia dhe Rumania.

Një zyrtar i policisë boshnjake, Izet Nizam në një deklaratë për AA ka thënë se shteti i tij është duke u përgatitur për një valë të mundshme refugjatësh dhe se ata nuk dëshirojnë të përsëritet një rast i tillë si ai në Maqedoni. Ai vuri në dukje se telat me gjemba të Hungarisë në kufi me Serbinë mund të ndryshojnë rrugët e vajtjes së refugjatëve drejt BE dhe se Bosnjë Hercegovina dhe Rumania mund të jenë vendet korridor për kalimin e tyre.

Nizam në fjalën e tij vuri në dukje gjithashtu se vendi i tij nuk ka kapacitetet e nevojshme për përballimin e një situate të ngjashme dhe se numri i qendrave të strehimit të tyre janë të pakta.

Ndërkohë Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka thënë se nuk presin ndonjë valë të madhe drejt vendit të tij me refugjatë, por edhe nëse ndodh çdo kush duhet të sillet si njeri përballë tyre. Në fjalën e tij ai vuri në dukje se nuk do ti ikin përgjegjësisë për refugjatët në rast se përballen me një situatë të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button