“Mjekë pa kufij” me muaj nuk marrin leje që t’ju ndihmojnë refugjatëve

Tanimë disa muaj nga organizata ndërkombëtare humanitare “Mjekë pa kufij” po përpiqen që të marrin leje nga Ministria e shëndetësisë për t’ju treguar kujdesi ndaj refugjatëve që vijnë në Maqedoni, shkruan “Nova TV”.

Portali thekson se disa mjekë tanimë kohë më të gjatë po qëndrojnë këtu, por s’mund ta marrin lejen e duhur. “Mjekë pa kufij” kërkojnë leje që ta marrin mbi vete kujdesin e tërësishëm ndaj refugjatëve.

Nga Ministria e shëndetësisë konfirmuan se organizata ka dorëzuar memorandum për bashkëpunim, ku janë vërtetuar aspektet në të cilat kjo lëvizje mund të kontribuojë për dhënien e ndihmës mjekësore ndaj refugjatëve në territorin e vendit.

Prej atje theksojnë se në rajonin ku gjenden refugjatët, vazhdimisht sigurohet mbrojtja e nevojshme shëndetësore nga ekipet mjekësore të Ndihmës së shpejtë pranë Shtëpisë së shëndetit –Gjevgjeli si dhe ekipet e spitalit të përgjithshëm në Gjevgjeli ndërsa në vazhdimësi kryhet edhe dezinfektimi i tërësishëm i hapësirës dhe mjeteve të transportit.

Lajme të ngjashme

Back to top button