Kërcënimi rus, SHBA-të do të dërgojnë avionë ushtarakë në Evropë

Shumë shpejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sjellin në Evropë avionët ushtarakë F-22.

Sekretarja e Forcave Ajrore, Deborah James ka konfirmuar lajmin, duke thënë se kjo lëvizje bëhet si pjesë e planit “Iniciativa për Siguri Evropiane”.

James nuk ka dhënë detaje se kur do të vijnë këta avionë ushtarakë në Evropë, ose sa të tillë do të jenë, apo vendet ku do të qëndrojnë ata.

Sidoqoftë, sjellja e avionëve ushtarakë në Evropë, shihet si qetësim për disa vende anëtare të NATO-s, të cilat janë të shqetësuara me veprimet e ushtrisë Ruse e cila po sfidon hapur Aleancën me stërvitjet dhe paradat që janë zhvilluar së fundmi.

Lajme të ngjashme

Back to top button