UNHCR thirrje BE-së të ndihmojë Greqinë, Maqedoninë dhe Serbinë për emigrantët

Komisariati i Kombeve të Bashkuara për kujdesin ndaj Refugjatëve (UNHCR) ka thënë se gjatë javës së kaluar në Serbi kanë arritur mbi 7,000 emigrantë të cilët përpiqen për të arritur në vendet e Bashkimin Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga UNHCR, theksohet se një numër i madh i emigrantëve nga Greqia vazhdojnë të mbërrijnë në Maqedoni, dhe pastaj të kalojnë në territorin e Serbisë. Qindra prej tyre arritën në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli duke pritur që të kalojnë në Serbi.

UNHCR-ja thotë se kanë marrë premtim të fortë nga Qeveria e Maqedonisë që kufiri i Maqedonisë do të vazhdojë të jetë i hapur për pranimin e emigrantëve të rinj.

Duke treguar për shpenzimet e mëdha që përfshihen për kujdesin e mijëra emigrantëve që vijnë, UNHCR i bëri thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të ndihmojnë qeveritë e Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë në luftën me këtë problem.

Lajme të ngjashme

Back to top button