Nxjerrja nga konteksti e deklaratës nuk ndihmon profesionalizmin

[Recension: Ministria e Kulturës s’ka asnjë të punësuar shqiptar!]

Edhe në rastet kur gazetari transmeton lajmin prej ndonjë medie tjetër me citim, ai është i obliguar që të tentojë të vërtetojë informatat që transmeton. Në këtë rast mungon tentimi për konfirmim ose për çfarëdo informate shtesë, lidhur me lajmin që transmetohet.

LAJM   Ministria e Kulturës s ka asnjë të punësuar shqiptarLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Ministria e Kulturës s’ka asnjë të punësuar shqiptar!

Data dhe koha e publikimit:

Data e recensionit: 20.08.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Mjafton në fakt të lexohet me kujdes deklarata e sekretarit në Ministrinë  e Kultruës Bexhihudin Shehapi, për të kuptuar që konotacioni i tekstit është gabim. Në deklaratën e transmetuar në këtë teskt, Shehapi thotë:

“Në kabinetin e ministreshës nuk kemi person shqiptar, e dyta ne nuk kemi shqiptar as në zyrën për marrëdhëniet me publikun e as zëdhënës. Ne jemi duke bërë përpjekje që të mbështeten disa inicativa dhe të futen shqiptarë në këta vende.’’

Në këtë prononcim, Shehapi flet për mungesën e shqiptarëve në 2 poste, kabinetin e ministres dhe sektorin për marrëdhënie me publikun. Pjesa më e madhe e tekstit, bashkë me titullin, i japin konotacion krejt tjetër deklaratës, duke theksuar se në tërë Ministrinë e Kulturës nuk ka të punësuar asnjë shqiptarë.

Numri i shqiptarëve të punësuar në Ministrinë e Kulturës është lehtë i konfirmueshëm, duke kontaktuar personat zyrtar, duke shfrytëzuar Ligjin për qasjen e lirë deri tek informatat me karakter publik, ose duke shfrytëzuar të dhënat e Avokatit të Popullit, institucion përgjegjës për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Pikërisht Avokati i Popullit, në Raportin e fundit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që i referohet vitit 2014, thekson se në Ministrinë e Kulturës janë të punësuar gjithsej 53 shqiptarë, ose 33,5% në përqindje.

Pra, kemi të bëjmë me lajm ku deklarata është nxjerrë nga konteksti, duke keqinterpretuar deklaratën e një zyrtari. Edhe pse lajmi vetëm transmetohet nga medie tjetër, gazetari nuk ka tentuar që t’i konfirmojë faktet të cilat i transmeton.

Gazetari me të drejtë duhet të ngrejë pyetje se pse në poste të caktuara dhe më të larta nuk ka ende shqiptarë? Kjo është plotësisht legjitime, por tentativa që nga një deklaratë  për një çështje specifike të krijohet përshtypje për një fenomen në përgjithësi, nuk përputhet me standardin profesional.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button