Somali, arrestohet njeriu më i afërt i Osama bin Ladenit

Në Somali është arrestuar një nga anëtarët më të vjetër të Al-Kaedës, Anas Al-Libi.

Al-Libi, i cili konsiderohet si njeriu më i afërt i Osama bin Ladenit, ka qenë një nga më të kërkuarit e FBI-së.

Për arrestimin tij, policia kishte vënë një shumë prej pesë milionë dollarësh,për këdo që mund të ndihmonte në kapjen e tij.

Anas Al-Libi mendohet të jetë një nga organizatorët kryesorë të sulmeve në ambasadën amerikane në Kenia dhe Tanzani, ku mbetën të vrarë 12 amerikanë dhe më shumë se 220 kenianë.

Ditët në vijim pritet dhe ekstradimi i tij në SHBA. 

Lajme të ngjashme

Back to top button