Akademiku Kambovski: Kriza e Maqedonisë mund të thellohet, kemi sistem të korruptuar

Në Qendrën Shkencore “Shtëpia e Uranisë” në Ohër, në kuadër të programit të sivjetmë “Vizita shkencore dhe artistike”, të organizuar nga ASHAM, mbrëmë është mbajtur tribunë shkencor me temën “Maqedonia – si më tutje?” Udhëheqës ishin kryetari i ASHAM-it, akademik Vllado Kumbovski dhe akademik Bllazhe Ristovski.

Duke i ndjekur situatat aktuale në vend edhe këtë gusht, të dy akademikët janë përpjekur që t’i diagnostifikojnë situatat aktuale dhe të vazhdojnë për vendimet e ardhmërisë së Maqedonisë. Duke biseduar për krizën aktuale politike, të dy njëzëri theksuan se mundet të thellohet, nëse nuk intervenohet në kohë dhe në mënyrë efektive.

“Marrëveshja e Përzhinos e nënshkruar më 2 qershor të këtij viti, prapë është një hap drejt zgjidhjes së krizës dhe faktorë inkurajues, por është e nevojshme që të implementohet nga të gjitha palët. Nëse nuk respektohet, mund të presim turbulenca sociale, mosbindje qytetare, revolt, rebelim dhe zgjidhje të problemit në rrugë, që sigurisht nuk është ajo që e dëshirojmë” tha Kambovski.

Të dy premtuan për angazhim maksimal dhe serioz të Akademisë me analiza shkencore, interpretime, modele, tribuna, debate, prognoza dhe përpjekje të përbashkëta nga të gjitha instancat për minimizimin e pasojave.

Kambovski paralajmëroi përgatitjen e një Dokumenti që do të përmbajë vizion për “Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë”, dhe do të jetë pjesë e serisë së tribunave dhe debateve shkencore të organizuara nga ASHAM dhe tjera institucione të larta dhe shkencore nga brenda dhe jashtë vendit.

“Kaloi koha e përmirësimeve kozmetike. Është e patjetërsueshme që plotësisht të demontohet sistemi për të hyrë në fuqi sundimi i ligjit. Ne sot po përballemi me barazimin e plotë të shtetit me partinë, funksione ideologjike të shtetit, sistem korruptiv, karakter imperial të partive, shkelje flagrante të ligjeve të cilat janë të mira në letër, nëse nuk i ndryshojmë, është si të mos ekzistojnë. Kjo krizë ka dimensione mjaft serioze, prej rrezikimit të pavarësisë deri te shkalla e rrëzimit të ekzistimit të shtetit” vlerëson Kambovski.

Akademiku Kambovski, si hapa fillestare i përmendi departizimin, sundimin e ligjit, reformat në sistemin politik, para se gjithash në sistemin zgjedhor i cili tanimë është në rend të ditës për partitë politike.

“Pavarësi e domosdoshme për sistemin gjyqësor, juridik, ekonomik dhe sistemin e mediave, zgjerimin e ingerencave të Kryetarit , ridefinimin e rolit të Këshillit Gjyqësor, zgjerimin dhe respektimin e kompetencave të Këshillit Kushtetues, formimin e një këshilli fiskal i cili do ta përcaktojë se sa do të ketë të drejtë shteti të huazojë, ky këshill do të jetë i udhëhequr nga ekspertë financiarë që do të jenë përgjegjës për krijim e buxhetit dhe harxhimin e tij në mënyrë transparente” shtoi Kumbovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button