MPJ, takim i shefave të përfaqësive diplomatike-konsullare të RM-së

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme nesër dhe pasnesër do të mbahet takim pune me shefat e përfaqësive konsullore-diplomatike të Republikës së Maqedonisë. Me ftesë të nikoqirit, shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki, si mysafir nderi do të marrin pjesë kolegët e tij nga Republika e Shqipërisë Ditmir Bushati dhe nga Republika e Bullgarisë, Daniel Mitov.

Siç kumtoi MPJ, takimin e ambasadorëve do ta hapë ministri Poposki, ndërsa do të mbajnë fjalime edhe ministrat Bushati dhe Mitov të cilët do të kenë diskusim interaktiv me shefat e PKD për çështjet aktuale të politikave të jashtme në suaza të BE-së dhe NATO-s, procesin e integrimit evropian dhe euro-atlantik të Ballkanit dhe për perspektivat e bashkëpunimit rajonal.

Në takimin e ambasadorëve fjalim do të kenë edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, Trajko Veljanovski, si dhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski

Lajme të ngjashme

Back to top button