Kusari-Lila: Maqedonët po i trajtojnë sirianët si kosovarët në vitin 1999

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, ka reaguar ndaj dhunës së forcave speciale dhe ushtrisë së Maqedonisë të ushtruar ndaj refugjatëve te ikur nga vatrat e luftës në Siri, Afganistan dhe Irak.

Ajo pamjet që po transmetohen në media nga kufiri i Maqedonisë me Greqinë, të refugjatëve të grumbulluar aty, i ka krahasuar më ato të luftës së fundit në Kosovë, kur qytetarët kosovarë, po largoheshin për në Maqedoni, për t’i ikur luftës. “Ende i kemi të freskëta pamjet e ushtarëve maqedonas që shtynin dhe goditnin shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit me kondak të pushkës, vetëm se ata ndanin bukë për shqiptarët e Kosovës të cilët kishin ikur nga dhuna serbe, vetëm për të arritur në Bllacë dhe për t’u ballafaquar me një tjetër dhunë në Mars të 1999-tës”.

“Atëbotë, u desh intervenimi i Bashkësisë Ndërkombëtare, sjellja e asistencës për Maqedoninë, vetëm që për të arritur t’i largojnë shqiptarët nga balta e Bllacës dhe ti transferojnë ata nëpër kampet brenda territorit të Maqedonisë”. “Edhe në kampe ishte ushtria maqedone ajo që ruante përtej rrethojave, për të mos i lënë shqiptarët etnik të dalin nëpër Maqedoni nga frika se prishej bilanci etnik i shtetit”.

Ajo po ashtu ka thënë se maqedonët janë një popull i pashpirt. “Maqedonët janë mësuar të tregtojnë/përfitojnë nga refugjatët”. “Llastimi i shtetit nga Bashkësia Ndërkombëtare atëbotë për të bindur të bëjnë minimumin për refugjatët nga Kosova, nuk e ndihmoi aspak demokratizimin e tij. Në të kundërtën, tregoi se pas 16 viteve është po ai shtet i pashpirt, i pashpresë vet”.

“Refugjatët Sirianë sot, kanë ikur nga vdekja dhe represioni brutal dhe një shtet i cili nuk e kupton vlerën minimale të jetës që duhet shpëtuar, nuk e di a e meriton shtetësinë”.

foto

Lajme të ngjashme

Back to top button