Misioni Françeskan i Tuzit organizoi takimin tradicional me mërgimtarë

Për të dymbëdhjetin vit me radhë u mbajt takimi me mërgimtarë i organizuar nga misioni Françeskan i Tuzit, në krye me p. Pashko Gojçaj. Në këtë mbrëmje, tashmë tradicionale të cilën e moderoi gazetari Gjok Dukaj, ishin të pranishëm studiues dhe krijues të shumtë, në mesin e të cilëve ishte studiuesi i mirënjohur, aktualisht ligjërues në katedrën e gjuhës dhe letërsisë pranë Universitetit të Kalabrisë, prof. Dr. Anton Nikë Berisha. Pastaj gazetari i mirënjohur, prijësi i shtypit demokratik në Shqipëri dhe njëri nga luftëtarët më të spikatur për lirinë e shtypit Zef Pergega.

Organizatorët për këtë manifestim, tashmë tradicional, nga viti në vit organizojnë përmbajtje të ndryshme, gjë që e bën edhe më interesant këtë takim, kushtuar mërgimtarëve tonë që jetojnë anë e mbanë botës.

Në fillim, organizatori i këtij manifestimi p. Pashku Gojçaj përshëndeti me fjalë të zgjedhura gjithë të pranishmit. Pastaj mbrëmja vazhdoi me promovimin e librit “Drita e Françeskanëve në Malësinë e Madhe”, të autorit Zef Pergega. Libër ky i cili përfshin një materie mjaft domethënëse, i cili ofron të dhëna dhe dëshmi të shumta për veprimtarinë e françeskanëve në botën shqiptare, në të gjitha periudhat në trevën  e Malësisë së Madhe. Françeskanët pavarësisht halleve të shumta me sakrificë të madhe i qëndruan çdo herë afër njeriut tonë

Autori, e vlerëson lartë punën e misionarëve të rregullit Françeskan të cilët ruajtën dhe kultivuan  vlerat e trashëguara nëpër shekuj. Po ashtu, ai, vlerësoi traditën që vazhdon misionari i devotshëm siç është p. Pashku Gojçaj.  Mirëpo rëndësinë e kësaj vepre e pasqyroi më së miri njëri ndër pendat më të shquara prof. dr. Anton Nikë Berisha i cili përgëzoi autorin për veprën dhe foli për përshtypjet  e tij lidhur me të. Ndërkaq, edhe vet autori autori  Pergega me mjaft emocione përshëndeti të pranishmit dhe e vlerësoi lart këtë eveniment.

Mbrëmja pasoi me pikën kryesore e që ishte recitimi i PSALMEVE të përgatitura nga teatri i Shna N dout,i cili vepron pranë misionit françeskan në Tuz.

Në fund për të gjithë të pranishmit kishte pije freskuese dhe muzikë argëtuese.                        

Dijana Gj. Dukaj

Lajme të ngjashme

Back to top button