“Legis”: Shpallja e krizës është masë e parakohshme dhe e panevojshme

Shpallja e krizës dhe vendosja e armatës së kufijve veriore dhe jugore në Maqedoni është masë e parakohshme për diçka që mund të arrihet me organizim më efikas të autoriteteve, thonë ekspertët.

Jasmin Rexhepi, aktivisti dhe punëtori ndihmës i organizatës joqeveritare “Legis” thotë se vendimi qeveritar për shpalljen e krizës për shkak të fluksit të emigrantëve në shtet është vendim i panevojshëm dhe ekstrem.

“Mendoj se kjo masë është e përkohshme sepse deri tani mirë e kemi menaxhuar numrin e emigrantëve të cilët kalojnë nëpër vend. MPB është dashur ta shpejtojë procesin e marrjes së dokumenteve të emigrantëve, ndërsa hekurudhat maqedonase është dashur të lëshojnë më shumë trena, të ketë një çdo tre orë. Ashtu do të zvogëlohej rrëmuja e krijuar nëpër kufijtë dhe stacionet hekurudhore. Emigrantët as nuk duan të mbeten këtu dhe deri tani asnjë emigrant nuk ka mbetur”, tha Jasmin Rexhepi.

Nga Kryqi i Kuq nuk duan ta komentojnë vendimin e qeverisë por ata thonë se janë duke bërë gjithçka në dispozicionin e tyre për t’u ndihmuar emigrantëve të cilët e kalojnë vendin tonë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button