DOM: Një njësi zgjedhore për kulturë më të lartë të dialogut

Partia DOM e Liljana Popovskas shprehet e kënaqur dhe shpreh përkrahje për ndryshimin e modelit zgjedhor në një njësi zgjedhore dhe qasje të pavarur të partive në zgjedhje, DOM shpreh kënaqësinë nga ndryshimi pozitiv në bisedime rreth kësaj teme.

“Presim që, pas LSDM-së edhe tri partitë tjera ta pranojnë këtë qëndrime dhe të tregohen të kujdesshme për kërkesat e qytetarëve dhe nevojën e shtetit për demokratizim”, thonë nga DOM.

DOM është e bindur se shoqëria e jonë multikulturore ka nevojë që të shprehet në paletën politike dhe të mos ngushtohet vetëm në dy opsione.

Ky model i ri do ta ngjyros skenën politike dhe do të sjell dialog të gjallë, përmes të cilit do të vihet deri te zgjidhjet më adekuate. Konkurrenca më e madhe do ta ngrit kulturën politike dhe do të sjell më shumë kreativitet dhe tolerancë në ngjarjet dhe debatet politike .

Lajme të ngjashme

Back to top button