Fondi i sigurimit shëndetësor me softuer të ri

Fondi i sigurimit shëndetësor i Maqedonisë sot e  prezantoi softuerin e ri për pagesa efektive të kompensimit të sigurimit shëndetësor. Ky softuer i shkurton procedurat e pritjes dhe e shpejton pagesën e personave të sëmurë, të lënduar, shtatzënë, apo me fëmijë të sapolindur. Sipas përfaqësuesve të Fondit për sigurim shëndetësor, programi automatikisht në mënyrë shumë të shkurtër e bën kontrollin, llogaritjen, dhe pagesën për qytetarët me sigurim shëndetësor.

Nga Fondi po ashtu njoftuan se në vitin 2015 fondi kanë shpenzuar 2 miliardë e 354 milionë denarë në kompensime të sigurimit shëndetësor, që  e përbën 10 për qind të buxhetit të tij vjetor.

Fondi njoftoi se nga të gjitha rastet e muajit korrik, 97% të personave të sëmurë janë paguar, ndërsa të mbeturit 3% nuk janë paguar nga probleme të cilat nuk janë të lidhura me fondin.

Lajme të ngjashme

Back to top button