Moti sot në Maqedoni

­ Moti paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pasdite jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima.

Në pjesët juglindore do të ketë destabilizime më të shprehura me reshje më të vrullshme të shiut, ku pritet të bien mbi 20 litra shi në metër katror. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 21 gradë, ndërsa e ditës prej 23 deri 30 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot i ngjashëm, paradite me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa pasdite me vranësira mesatare me reshje të shkurtëra të shiut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 18 gradë, ndërsa e ditës do të ngrihet deri në 28 gradë.

Të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa të dielën pason periudha e motit stabil dhe të thatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button